Kulturë

Kopjet 300-vjeçare të Kur'anit thesar i çmuar në jug të Tajlandës

Disa kopje të Kur'anit dhe librave të tjerë të cilat janë mbi 300 vjet të vjetra janë zbuluar në jug të Tajlandës që janë një thesar i rëndësishëm dhe të vlefshme për muslimanët në rajon.

Drejtori i Shkollës së Mesme, Samanmit Vittaya në Narathiwat, Muhamed Lutfi Haxhisamae, i cili ka filluar iniciativën e mbledhjes së këtyre materialeve tha se shkolla është  bërë një qendër grumbullimi për këto libra që para dy vitesh.

Kopjet e Kur'anit të mbledhura janë të trashëguara nga paraardhësit e mi, dhe disa prej tyre janë me prejardhje nga vende si Jemeni, Arabia Saudite dhe Indonezia. Ne gjithashtu kemi arritur për të mbledhur këtu disa kopje të Kur'anit nga banorët vendas.

Ka një Kur'ani nga Jemeni, i cili është shkruar në vitin 1634, tha ai.

Ai tha se disa kopje të Kur'anit dhe disa kitabe (libra) janë ende në gjendje të mirë, ndërsa shumica e tyre janë pjesërisht të dëmtuara, duhet përdorur  doreza për të trajtuar materialin delikat.

Ato duhet të ruhen në një dhomë hermetike për të shmangur nga  lagështia, në mënyrë që librat mos të dëmtohen edhe më shumë , tha ai.

Muhamed Lutfi tha se deri në 74 kopje të Kuranit janë përmirësuar nga specialistët në Turqi, dhe ato që janë restauruar mbahen tani në një dhomë të veçantë në shkollë, ndërsa 29 libra të tjerë janë ende në procesin e restaurimit.

Ai tha se restaurimi i këtyre librave merrë kohë prej tetë muajve deri në një vit, kjo varet prej gjendjes së librave.
Përveç Kur'anit, shkolla ka mbledhur 15 kategori të e librave dhe dorëshkrimeve të dijetarëve Fathoni (të cilët kishin ardhur nga krahina e Pattani-t) dorëshkrime fetare, shkencore  dhe libra mjekësore, si dhe dorëshkrime për ndërtimin e anijeve - që arrijnë në më shumë se 1000 njësi .

Në përpjekjet për të ruajtur këto kopje, Muhamed Lutfi tha se Ministria e Kulturës e Tajlandës është duke punuar me qeverinë turke për të themeluar një muze të Trashëgimisë Islamike në shkollë.

Ne po kryejmë një program për zhvillimin e muzeut me RM16.4 milionë (142 milionë Baht)  fonde, dhe pritet të përfundojë vitin e ardhshëm.

Unë shpresoj se muzeu do të bëhet një nga qendrat islamike të zhvillimit të trashëgimisë në Tajland,   vend i cili jo vetëm që do të tërheqë muslimanët nga rajoni, por edhe nga gjithë bota, tha ai.

Burimi: Bernama