Kulturë

Mbi 200.000 vetë marrin pjesë në mësimin e Kur’anit përmendësh

Huxhet ul Islam Sejjid Hashim Hussejni
Huxhet ul Islam Sejjid Hashim Hussejni

Më shumë se 200.000 njerëz në provincën e Teheranit morën pjesë në të katër raundet e Planit Kombëtar të mësimit përmendësh të Kur’anit.

Kjo është sipas Huxhet ul Islam Sejjid Hashim Hussejni, përfaqësue për kulturë dhe çështje sociale në Departamentin për Çështje Fetare dhe të  Bamirësisë të provinces së Teheranit, i cili gjithashtu tha për Agjencinë e Lajmeve IQNA News se zbatimi i planit ka filluar në vitin 2012 me urdhër të liderit të Revolucionit Islamik, Ajetullah  Sejjid Ali Hamenei.

Ai tha se 30.000 individë nga provinca Teheranit janë regjistruar për të ndjekur kurset  në vitin e parë.

Numri në tre vitet është rritur nga 45,000, 54,000, në 70,000, respektivisht, shtoi ai.

Huxhet ul Islam Hussejni vuri në dukje se kurset mbahen në qendrat Kur'anore dhe Kulturore, si dhe vendet e shenjta në Provincën e Teheranit.      Shumica e atyre që marrin pjesë  kurse janë të moshës ndërmjet 7 dhe 18 vjeç dhe kanë mësuar përmendësh xhyzin (pjesën) e fundit të Kur'anit të Shenjtë  deklaroi ai.

Ka pasur shumë përpjekje në Iran në vitet e fundit për promovimin e mësimit përmendësh të Kur’anit, sidomos pas ftesës së udhëheqësit të Revolucionit Islamik të Iranit, Ajetullah Sejjid Ali Hameneit për trajnimin e 10-të milion hafizëve të Kur'anit në Iran.

Burimi: IQNA News