Sinagoga për Jahudi kërkohet të ndërtohet në qendër të Prishtinës
Viteve të fundit në Kosovë po gërmohet e hulumtohet ku mund të gjendet qoftë edhe një element më i vogël që mund ti përkas Hebreve apo siç i njeh populli Jahudive.
Pjestarët e komunitetit Jahudi edhe pse shumë pak janë me numër në trojet e Kosovës, ata duan që të kenë një Sinagogë të veten, dhe atë në qendër të Prishtinës prapa Pallatit të Rinis ku mendohet të ndërtohet objekti për filarmoninë e Kosovës. Ky pra ishte një propozim për pushtetin lokal se ku mund të ndërtohet ky objekt fetar duke u arsyetuar se : “ Më nuk duan që për ditën e “Shabatit” të shkojnë nëpër vendet e rajonit “- shtoi Ruzhdi Shkodra.
Ruzhdi Shkodra, hebre kosovar, thotë se dekada më parë, kryeqyteti ka pasur tri Sinagoga, prandaj është e nevojshme që edhe Prishtina si kryeqendrat e tjera të rajonit ta ketë këtë objekt. E rëndësia e saj, nuk është vetëm fetare.
Kërkesë për ndërtimin e një objekti fetar në komunën e
Prishtinës ka bërë edhe komuniteti i protestantëve.
Veçse ata nuk kërkojnë qe kisha qendrore e tyre domosdo te ndërtohet ne qendër
të qytetit. Për protestantët janë me rëndësi disa tipare të tjera.
Për këto dy kërkesa vetë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ditë më parë i njoftoi edhe përfaqësuesit e feve të tjera për të marrë mendimet dhe sugjerimet e tyre dhe se ende nuk ka asgjë konkrete rreth kësaj çështjeje, pasi propozimet janë në fazën e bisedimeve mes komuniteteve fetare dhe drejtorisë së urbanizmit për vendosjen e lokacioneve.