Turqi

Kryeministri Erdogan i Turqisë arrin në Teheran

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka mbërritur në Teheran në krye të një delegacioni të rangut të lartë të për të diskutuar çështje të rëndësishme dypalëshe dhe rajonale me zyrtarë të lartë iranianë.


    Erdogan arriti në  Aeroportin Ndërkombëtar Mehrabad të Teheranit të martën në mbrëmje dhe u mirëprit nga Zëvendësministri i Jashtëm iranian Hussein Amir - Abdullahian.


    Erdogan ka në plan të zhvillojë bisedime me Udhëheqësin e Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Khamenei, Kryetarin e Iranit    Hassan Rouhani dhe zyrtarë të tjerë iranianë gjatë vizitës dy-ditore.


      Kryeministri turk është i shoqëruar nga Ministri i Jashtëm Ahmet Davutoglu, Ministri i Energjisë Taner Yildiz dhe Ministri i Ekonomisë Nihat Zejbekci.


      Sipas njoftimeve, Irani dhe Turqia ka mundësi të nënshkruajnë një marrëveshje strategjik të nivelit të lartë bashkëpunimi gjatë vizitës së kryeministrit turk në Teheran, e cila është vizita e tij e parë në Republikën Islamike pasi Hassan Rouhani fitoi zgjedhjet presidenciale në qershor të vitit 2013.


     Komiteti Ekonomik Turk - Iranian është vendosur, gjithashtu, që të mbajë një takim gjatë vizitës  së Erdoganit, duke i dhënë fund një ndërprerje dy-vjeçare.


     Erdogan do të mbajë një fjalim për lidhjet bilaterale Iran - Turqi në Institutin Ndërkombëtar të Ministrisë së Jashtme të Iranit.

 

     Në një deklaratë para se të largohet nga Turqia, Erdogani shpreson se vizita e tij do të krijojë një atmosferë të përshtatshme për rritjen e shkëmbimit tregtar rreth 30 miliard dollarë deri në vitin 2015, në krahasim me 13 miliard dollarë sa ishte në vitin e kaluar.

 

    Në fillim të muajit janar, Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed Xhevad Zarif vizitoi Turqinë dhe u takua me Erdoganin dhe Davutoglun.


     Në takimin në mes të Ministrit të Jashtëm të Iranit dhe Kryeministrit të Turqisë, Teherani dhe Ankaraja theksuan vendosmërinë e tyre për të rritur vlerën e volumit dypalëshe në  rreth 30 miliard dollarë deri në vitin 2015.


     Irani është furnizuesi i dytë më i madh i Turqisë me gaz, pas Rusisë . Turqia përdor një pjesë të konsiderueshme të gazit të saj natyror të importuar iranian për të gjeneruar energji elektrike.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}