Ministri i Brendshëm i Irakut takohet me dijetarët muslimanë sunnitë të Anglisë
Iraku ka nevojë për dijetarë muslimanë të moderuar të cilët mund t’i tregojnë botës mendimin e tyre të fuqishëm në lidhje me ekstremizmin.
Ministri i Brendshëm i Irakut,Muhammed Salim Al-Ghabban tha në vijim në lidhje me takimin e tij me dijetarët muslimanë të Britanisë së Madhe. Iraku ka nevojë për dijetarët muslimanë të moderuar të cilët mund t’i tregojnë botës mendimin e tyre të fuqishëm për ekstremizmin.
Ministria e Brendshme ka përmendur si vijon:
Muhammed Salim Al-Ghabban ka takuar një delegacion të dijetarëve muslimanë sunnitë nga Britania e Madhe. Këta dijetarë janë të njohur dhe kanë një reputacion të caktuar brenda komunitetit musliman në Britani të Madhe.
Përveç kësaj, ministria ka konfirmuar se takimi ishte një sukses, kjo pavarësisht nga pretendimet se media e Daesh-it (ISIS) thonë se ka bërë këtë sukses për qeverinë e Irakut.
Dijetarër musliman sunnitë kanë shtuar më pas në bazë të deklaratës: Shpresojmë se Iraku do të jetë në gjendje për të arritur siguri dhe stabilitet për të gjitha grupet në shoqërinë irakiane dhe theksuan rolin e të gjitha grupeve irakiane në luftën kundër terrorizmit.
Burimi: Masdar News