Suudi Arabie

Saudët të dëshpëruar, kërkojnë kredi 8 miliard dollar

Kjo do të ishte hua e parë e jashtme e rëndësishme e administratës saudite për më shumë se 10 vite. Riadi zyrtar ka kërkuar nga kreditorët që të paraqesin propozimet për zgjatjen e huasë pesëvjeçare në dollar amerikan, me mundësi të rritjes së shumës, cekin burimet. Kjo hua kërkohet për t’u balancuar deficiti i buxhetit i cili është pasojë e çmimeve të ulta të naftës në tregjet botërore.

Gazetarët kanë kërkuar të kontakotojnë Ministrinë e financave saudite dhe Bankën qendrore, por nuk kanë marr përgjigjet e duhura. Javën e kaluar kjo agjenci ka publikuar se Arabia Saudite kërkon nga bankat që të shqyrtojnë idenë për huanë ndërkombëtare, por atëher nuk janë publikuar detajet për sasinë dhe gjatësinë e huas. Verus Partners, kompania këshilldhënëse me seli në Londër të cilët e kanë themeluar ish bankierët të Sitigrupit Mark Aplin dhe Andrev Elliot, e këshillojnë qeverinë saudite se si të merret me këtë kredi, theksojnë burimet. Firma ka dërguar kërkesat për propozime grupit të vogël të bankave në emër të Ministrisë së finnacave saudite, theksojnë burimet. Zëdhënësi Verus Partners nuk ishte në dispozicion për koment.

Analistët cekin se huat shtetërore të 6 eksportuesëve arab të naftës nga Gjiri Persik do të mundë të jenë 20 miliard dollar ose më shumë në vitin 2016, që është ndryshimi i madh përkundër viteve të kaluara kur rajoni kishte mjete mjaftueshme për kreditimin e tjetëve.

Burimi: B92