CIA përdorë një burg të fshehtë në Poloni për tortura
Agjencia e Inteligjencës Qendrore Amerikane ka përdorur një burg të fshehtë në Poloni për të torturuar të dyshuarit që janë kapur pas sulmeve të 11 të Shtatorit 2001.
Sipas TV Press, duke cituar
ish-zyrtarë të CIA-s, që u kanë folur në kushte anonimiteti me The Washington
Post, dy oficerë të lartë të CIA-s nënshkruan një marrëveshje me zyrtarët
polakë të zbulimit që të lejohet që CIA të përdorë një burg të fshehtë - një villë
në rrethin e një liqeni të Polonisë në
këmbim të $ 15.000.000.
CIA kishte filluar tashmë të përdorë
burgun sekret para se t’i jep paratë,
të cilat ishin të paluara në kuti të mëdha kartoni, që kishin arritur me
aeroplan nga Gjermania në Ambasadën Amerikane në kryeqytetin polak, Varshavë,
nëpërmjet postës diplomatike.
Burgu i CIA-s në Poloni ishte i pari
i një treshe të ashtuquajtura isë
faqe të zeza të Agjensisë , apo burgje sekrete, të cilat në Evropë janë përdorur
për të marrë në pyetje dhe torturuar të burgosurit e kapur në operacionet e
fshehta.
Khalid Shejh Muhammed, organizatori
i dyshuar i sulmeve të 11 Shtatorit
2001, i cili - së bashku me katër të dyshuar të tjerë – përballet me një ekzekutim të mundshëm nëse shpallet
fajtor. Ai është torturuar me ujë, në
forma të ndryshme, 183 herë në këtë burg të fshehtë të CIA -s në Poloni.