BE në Kosovë mbështet financiarisht komunitetet minore dhe kritikon radikalizmin Islam
Zyra e BE-së në Kosovë është donator i madh në projektin “Stabilizimi i Komuniteteve” dhe “Kthimi i romëve, ashkalive dhe egjiptianëve nga Mali i Zi dhe Maqedoni”.
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq gjatë një takimi që kanë pasur një ditë më parë me shefin e Zyrës BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, kanë folur për kthimin dhe gjendjen e sigurisë në Kosovë.
Jevtiq ka shprehur shqetësim në lidhje me sulmet e fundit ndaj familjeve të kthyera serbe. Ai tha se për shkak këtyre problemeve rrezikohet kthimi dhe mbijetesa e serbëve në Kosovë dhe jeta e tyre normale.
Edhe shefi i zyrës së BE-së në Prishtinë përcolli shqetësimet për shfaqjen e radikalizmit islamik në Kosovë dhe theksoi se Kisha Ortodokse Serbe dhe të gjithë të kthyerit kanë shumë shqetësime në lidhje me të, raportojnë mediat serbe.
Nga ana e tij, Jevtiq ka falënderuar Zyrën e BE-së në Kosovë për mbështetjen financiare dhe ka theksuar se pa ato fonde ministria s’do të kishte arritur rezultate në kthimin dhe stabilizimin e komuniteteve.