Lëvizja Islamike Bashkohu , LISBA është pezulluar nga KQZ
Partia LISBA ka
probleme me regjistrimin dhe ndryshimin e informatave në KQZ dhe kjo është një pengesë e madhe ngase kjo
parti nuk do të ketë të drejtë të konkurrojë në zgjedhjes e ardhshme
shtetërore.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të pezullojë Lëvizjen Islame
Bashkohu, parti kjo e cila udhëhiqet nga Fuad Ramiqi, Për shkak të disa
procedurave që nuk i kanë kryer me kohë.
Përmes një komunikate për media KQZ bënë të ditur se këto parti politike nuk kanë dorëzuar në Zyrën për Regjistrim dhe Certifikim të Partive Politike – Formularin për të dhënat e ndryshuara vjetore në përputhshmëri me nenin 11 të Rregullës mbi Regjistrimin dhe Veprimin e Partive Politike.
Afati i fundit për dorëzimin e ndryshimeve vjetore siç edhe thuhet në komunikatën për media ka qenë 31 janari i vitit 2016.
“Në bazë të Rregullës mbi Regjistrimin dhe Veprimin e Partive Politike, partitë politike të pezulluara kanë të drejtë që brenda 24 orëve të ushtrojnë ankesë kundër Vendimit të KQZ-së në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Po ashtu, këto parti politike kanë afat të shtuar prej 20 ditësh për të dorëzuar të dhënat e ndryshuara vjetore”, theksohet në komunikatën e KQZ-së.