Azia azilante dhe stresi greko-amerikan!
Lufta në Siri ka vënë në lëvizje mbarë fuqitë e mëdha madje edhe vet Amerikën. Nga njëra anë Greqia e cila po përballet me krizën e vërshimit të azilantëve në një situatë tepër të rëndë për të. Ajo ka marrë disa masa paraprake për përballimin e situatës.
Greqia ka hapur një kamp të dytë refugjatësh në veri të vendit për strehimin e imigrantëve dhe refugjatëve që vazhdojnë të vërshojnë në kufi. Rreth 1 mijë azilkërkues nga Siria dhe Iraku u morën me autobuzë nga kufiri dhe u çuan sot në kampin në fshatin e vogël Diavata, pranë Selanikut. Një emigrant sirian në një tjetër kamp imigrantësh në fshatin Idomeni tha se megjithëse ata ndodheshin në një mjedis së sigurtë, situata për të dhe për bashkatdhetarët e tij në kamp është e vështirë.
Emigrantët vazhduan të qëndrojnë nëpër kampe pranë kufirit me Maqedoninë gjatë natës, ndërsa strehët e ngritura atje për imigrantët janë të mbushura. Imigrantët afganë, të bllokuar nga autoritetet në Maqedoninë fqinjë, po çohen në Athinë.
Rreth 1 mijë azilkërkues nga Siria dhe Iraku u morën me autobuzë nga kufiri dhe u çuan sot në kampin në fshatin e vogël Diavata, pranë Selanikut. Një emigrant sirian në një tjetër kamp imigrantësh në fshatin Idomeni tha se megjithëse ata ndodheshin në një mjedis së sigurtë, situata për të dhe për bashkatdhetarët e tij në kamp është e vështirë.
Emigrantët vazhduan të qëndrojnë nëpër kampe pranë kufirit me Maqedoninë gjatë natës, ndërsa strehët e ngritura atje për imigrantët janë të mbushura. Imigrantët afganë, të bllokuar nga autoritetet në Maqedoninë fqinjë, po çohen në Athinë nga ku do të qendrojnë atje deri në gjetjen e një zgjidhjeje. Interesi i tyre është vërshimi në shtetet e zhvilluara, kryesisht Gjermania e cila është shndërruar në një nënë për Azinë në këtë periudhë lufte, ku në emër të tyre, kjo Europë u bë njerka e shumë shteteve të tjera të Ballkanit që kanë jo luftë interesash fetare, por lufte politike dhe ekonomike të rrezikshme për një komb në zhvillim, vecanërisht Shqipëria.
Nga ana tjetër Amerika e cila zotohet për administrimin e kësaj lufte duke bërë një armëpushim paraprak. Presidenti Barack Obama u shpreh i matur lidhur me çështjen në se ndalimi i luftimeve në Siri do të sjellë bisedime për paqen, që do t’i jepnin fund luftës civile 5-vjeçare në vend. Pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë me mbretin Abdullahu i II-të i Jordanisë, presidenti tha se nuk duhen ushqyer shumë shpresa, sepse situata në vend është e vështirë. Por ai shtoi se në se javët e ardhshme do të mund të shohim pakësim të dhunës, kjo do të krijojë bazën për të patur një ndalim afatgjatë luftimesh.
Obama arriti një marrëveshje dy ditë më parë me presidentin rus Vladimir Putin, e cila bën thirrje për ndalimin e luftimeve, me përjashtim ndaj grupeve Shteti Islamik, al-Nusra dhe çdo grupi që Këshilli i Sigurimit e ka cilësuar terrorist.Presidenti sirian Bashar al-Assad tha të mërkurën se është i gatshëm të mbështesë armëpushimin në vendin e tij, që është parashikuar të hyjë në fuqi të shtunën. Agjencia shtetërore SANA njoftoi se Assad i kishte thënë në një bisedë telefonike presidentit rus Vladimir Putin se ai e mbështet marrëveshjen e arritur dy ditë më parë mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara si një hap paraprak për ndalimin e gjakderdhjes në Siri. Gjakderdhje e cila nuk është gjë tjetër vecse produkt paditurie edhe ekstremizmi judist duke shfrytëzuar edhe përdorur emrin e All-Llahut në shërbim të mehitëve të etur për gjak i cili nuk do ta ndalë derdhjen e tij nëse nuk ndal cmenduria mehitjane, pavarësisht përpjekjeve për armëpushim.