U shpërblyen fituesit e Garave të Kur'anit në Qerbela, Irak
Fituesit e edicionit të 4-të Garave Kombëtare të Mësimit Përmendësh të Kur’anit në Irak, u shpërblyen në një ceremoni më 14 shkurt 2016 në qytetin e shenjtë të Qerbelasë.
Sipas Qendrës Kur’anore Dar-ul-Kur'an të Xhamisë të Imam Husejnit, Garat Kur’anore u organizuan për pjesëmarrësit në Planin për Trajnimin e 1000 Hafizëve të Kur'anit.
Plani është një nga projektet e rëndësishme Kur'anore të zbatuara nga Xhamia e Shenjtë e Imam Hussejnit dhe ka me qëllim trajnimin e një brezi të hafizëve të Kur'anit për të përfaqësuar Irakun në Garat Ndërkombëtare të Kur'anit.
Në program ishte i pranishëm edhe zëvendës-kryetari i Zyrës Për Çështje Fetare të Muslimanëve Shiitë të Irakut, Kujdestari i Xhamisë së Imam Hussejnit , 800 hafizë të Kur'anit nga krahina të ndryshme të Irakut dhe një numër i figurave fetare dhe kulturore të Irakut.
Shejh Abdul Mehdi Al-Kerbalaji, kujdestari i Xhamisë së Shenjtë të Imam Hussejnit, u paraqit me një fjalim në ceremoni dhe theksoi rëndësinë e Kur'anit në shoqërinë Islame dhe rolin e xhamive të shenjta në trajnimin e gjenerateve të reja Kur'anore.
Zaman Abdul Kazim Saxhit dhe Zahra Abdul Xhabbar Nur nga qyteti i shenjtë i Naxhafit dhe Hassan dhe Hussejn Abdul Reza Abdullah nga Basra ishin përkatësisht katër fituesit e garave të cilët u shpërblyen në ceremoni.
Në mesin e hafizëve të Kur'anit ishin disa fëmijë të verbër, si dhe një grua 72-vjeçare, e cila e filloi mësimin përmendësh të Kur'anit në moshën 66-të vjeçare, të gjithë u shpërblyen në program.
Edicioni i 4-të i Garave Kombëtare Kur’anore Në Mësimin e Përmendësh të Kur’anit, që janë garat më të mëdha në Irak, u zhvilluan nga 11 shkurti deri më 14 shkurt 2016, në qytetin e shenjtë të Qerbelasë, në Irak.
Burimi: Quran News Agency