UNESCO do të hapë Zyrën Rajonale në Tabriz
Drejtori i Përgjithshëm i UNESCO-s në Iran, Sa'dullah Nasiri Keidari tha se është e rëndësishme për agjencinë e OKB-së për të hapur një zyrë rajonale në Tabriz.
Sa’dullah Nasiri Keidari e ngriti çështjen të martën në një takim me anëtarët e Këshillit të qytetit Tabriz.
Ai tha se Tabrizi është një qytet i lashtë, vendi i vlerave të lashta arkeologjike ndër shekuj të ndryshëm, duke shtuar se me trashëgiminë e pasur kulturore, shoqërore dhe ekonomike, ai mund të bëhet një qytet tërheqës për vizitorët ndërkombëtarë dhe turizëm.
Kryetari i Këshillit të Qytetit, Muhammed Hussejn Xhaferi, nga ana e tij, tha se Tabrizi është përgatitur për të pranuar një numër të madh të turistëve të huaj në vitin 2018, duke shtuar se investimet janë bërë në infrastrukturën e tij për të siguruar që qyteti mund të strehojë dy milionë turistë në vit.
Zyrtari mirëpriti idenë për të hapur një zyrë rajonale të UNESCO-s në qytet dhe ka pohuar se kjo mund të bëhet realitet pas shumë sfidave.
Ai tha se krijimi i Zyrës Rajonale do të jetë një pikë kthese për UNESCO-n dhe Tabrizin që do të forcojnë më tej lidhjen e tyre.
Tabrizi është qyteti më i populluar në provincën e Azerbajxhanit, një nga kryeqytetet historike të Iranit dhe kryeqyteti aktual i provincës të Azerbajxhanit Lindor. Tabrizi shtrihet në luginën e lumit Kuru mes një lugine të gjatë me shtresa vullkanike në varg-malet Sahand dhe Ejynali. Tabrizi shtrihet në 'lartësi midis 1.350 dhe 1.600 metra mbi nivelin e detit.
Lugina hapet në një fushë të butë, deri tek brigjet lindore të liqenit Urmia, 60 kilometra në perëndim. Me dimër të ftohtë dhe verë të butë, qyteti është konsideruar si një vendpushim veror.
Tabrizi është i famshëm për artizanate, punëdore, duke përfshirë qilima, sixhade dhe bizhuteri. Tabrizi është i njohur për ëmbëlsira të ndryshme si edhe për ushqime tradicionale.
Tabrizi është gjithashtu një qendër akademike dhe një qytet i disa prej institutucioneve më prestigjioze akademike dhe kulturore në veriperëndim të Iranit.
Burimi: Fars News Agency