Isa: Selefizmi dhe vehabizëmi është bërthama e terrorizmit
Në televizionin shtetëror të Egjiptit, shtjellohen shumë tema të rëndësishme dhe aktuale që shoqëria egjiptiane njoftohet dhe vetëdijesohet prë gjendjen aktuale dhe pasojat e mundshme.
Analisti dhe opinionisti i njohur egjiptian, Ibrahim Isa ka akuzuar dhe sulmuar ideologjinë vehabiste duke e quajtur ate ”MALLKIM” për arabët dhe botën muslimane.
Sipas tij kjo ideologji e rrezikshme ka prodhuar ekstremizmin dhe gjakderdhjet e shumta në botën muslimane e në theks të veçantë në Siri, sot. I ashtuquajturi selefizëm dhe vehabizëm është ai nga i cili u krijua bërthama e terrorizmit me në krye ISIS-in.
Ne jemi dëshmitarë të asaj që sot po shohim në Siri, Irak dhe Libi. Kush e prodhoi dhe çka është frymëzuar? Dihet, ligjëratat, trajnimet dhe mësimet nga imamë vehabistë dhe ekstrem, kjo pra e krijoi terrorizmin, theksoi Isa në tv të Egjiptit sot në emisionin ”Kairoja dhe njerëzit”.