Rusia

Rusia dhe SHBA-ja arritën marrëveshje për armëpushim në Siri

Rusia dhe SHBA-të dje kanë nënshkruar marrëveshjen për vendosjen e fillimit të armëpushimit në Siri në mesnatë të 27 shkurtit 2016 sipas kohës lokale. ”Pikërisht kam pas bisedë telefonike me presidentin amerikan Barack Obamën. Si bashkëkryesuesit të Grupit Ndërkombëtar për përkrahje Sirisë, Rusia dhe SHBA-ja kanë miratuar deklaratën e përbashkët për ndërprerjen e konfliktit në këtë vend”, ka paralajmëruar presidenti rus Vlladimir Putini. Presidenti rus ka treguar se kjo marrëveshje është rezultat i një vargu”të konsultimeve të brendshme” të cilët kanë mundësuar që të arrihet”rezultat specifik dhe i rëndësishëm”. Ai më tutje ka fol detajisht për marrëveshjen.”

Gjer në paraditen e 26 shkurtit, të gjitha palët të cilët po luftojnë në Siri duhet të konfirmojnë SHBA-ve ose Rusisë orientimin e tyre për armëpushim. Personeli ushtarak rus dhe amerikan në harta do të caktojnë teritoret në të cilat këto grupacione veprojnë si dhe forcat ushtarake siriane, as Rusia as koalicioni amerikan nuk mund të luftojnë kundër tyre”, ka deklaruar presidenti rus. “Rivalët, duhet të ndërpresin akcionet ushtarake kundër forcave ushtarake siriane dhe grupeve tjera të cilët i përkrahin. Për sa i përket ISIS-it dhe Al-Nusrës dhe grupeve tjera teroriste të cilët si të tilla janë shpallur nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ato do të jenë plotësisht të përjashtuara nga armëpushimi. Sulmet kundër tyre do të vazhdojnë”, ka deklaruar Putini. Putini ka thënë se “Rusia do të zbatojë veprime të caktuara në bashkëpunim me qeverinë legjitime të Damaskut dhe se edhe SHBA-ja do të duhej njëjtë të veprojnë me aleatët e tyre dhe grupaconet të cilat i përkrahin”.

“Jam i bindur se akcionet e përbashkëta të dakorduara me palën amerikane në mënyrë dramatike do të ndryshojë krizën në Siri. Ky është rasti i fundit real për përfundimin e dhunës dhe gjakderdjes shumëvjeçare. Për këtë shkak do të duhej të lehtësohet qasje humanitare të gjithë qytetarëve sirian të cilëve iu është e nevojshme  ndihma”, ka cek Putini, dhe shtoi se ”janë krijuar tani kushtet për fillimin e procesit të drejtë të dialogut gjithëpërfshirës brenda dialogut sirian në Gjenevë nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara”.