Egjipt

Shkolla moderne për mësimin përmendësh të Kur’anit u hapen në Egjipt

Shtatë  shkolla moderne  për mësimin përmendësh të Kur'anit të Shenjtë u hapën më 12 shkurt 2016 në Dakahlia të Egjiptit.

Sipas parlmany.com, Muhammad Muhtar Guma, Ministri Egjiptian për Çështje Fetare, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së shkollave.

Ai tha se përveç mësimit përmendësh të Kur'anit, shkollat ​​do të përqëndrohen edhe në interpretimin e saktë të ajeteve Kur’anore.

Ministri, Muhammed Muhtar Guma ka theksuar se nxënësit e klasave Kur'anore do të mësojnë mënyrën e jetesës dhe etiken sipas parimeve Kur'anore.

Duke theksuar nevojën e përhapjes  të besimit të vërtetë në mesin e fëmijëve dhe për të parandaluar ata nga mashtrimi i ideve ekstremiste, ai tha se shkolla do të presë fëmijët dhe adoleshentët të moshës nga 4 deri në 18-të vjeç.

Ministri, Muhammed Muhtar Guma vuri në dukje se ministria i përkushton vëmendje të veçantë  promovimit të mësimeve Kur'anore në shoqëri dhe beson se hafizë të Kur'anit kanë status të lartë në këtë botë dhe në botën tjetër.

Burimi: IQNA News