Fyerja dhe ofendimi i të shenjtëve të “Ehli Synnetit” është HARAM
Madje, edhe shumë Vahabi dhe Selefi të pavëmendshëm nuk janë në dijeni se punojnë për armiqtë e tyre.
Hytbja e namazit të xhumaë të udhëheqësit Ajetullah Hameneinit: Fyerja dhe ofendimi i të shenjtëve të “Ehli Synnetit” është HARAM
Shihni se kush janë ata që duan të prishin njëshmërinë e Islamit, duke futur përçarje mes muslimanëve dhe popullit iranian.
Dijeni se, këta persona janë të punësuarit e armikut. Ose marrin urdhra direkte nga armiku, me vetëdije, ose janë bërë kukullat e tyre pavetëdije. Nuk mund të ketë shpjegim tjetër.
Shumë persona punojnë për armiqtë e Islamit, por as vetë nuk janë në dijeni të kësaj.
Madje, edhe shumë Vahabi dhe Selefi të pavëmendshëm nuk janë në dijeni se punojnë për armiqtë e tyre.
Edhe një “Shii”, që fyen dhe ofendon të shenjtët e “Ehli Synnetit” është shërbëtor i armikut. Ndodhet në një pakujdesi të madhe. Edhe pse nuk është në dijeni të asaj që bën, kjo nuk e ndryshon situatën. Në fund të fundit punon për armiqtë e myslimantëve.
Vërtetë, këta njerëz, qofshin “Shii” apo “Sunni” nuk janë në dijeni të asaj që bëjnë... janë në pakujdesi. Nuk kuptojnë. Nuk kuptojnë se punojnë për armikun.
Ne i qasemi Islamit në një mënyrë të përshtatshme. Kjo qasje është Njëshmëri, Vëllazëri, bashkim dhe sinqeritet mes muslimanëve.
Kushdo që i del kundër kësaj qasjeje dhe ndjek një rrugë tjetër, ka vepruar kundër ligjeve të Islamit dhe sheriatit.
Nëse shihni nga ata që mundohen të prishin “Njëshmërinë Kombëtare” me preteksin se një është “Sunni” një është “Shii”... Ai që do të krijojë përçarje, ndarje dhe copëtim mes muslimanëve, qoftë “Shii”, apo “Sunni” dijeni se i shërben armiqve të Islamit. Me vetëdije, apo pavetëdije.
A keni mendur pse duan të krijojnë ndarje dhe përçarje mes muslimanëve me këto mendime të mallkuara?
Janë shumë mes “Shiive”, problemi i tyre nuk është thejsht injoranca. Por, atyre u është dhënë detyra që për të krijuar përçarje dhe armiqësi mes muslimanëve të fyejnë dhe ofendojnë të shenjtët e “Ehli Synnetit”.
Për të dyja palët, këto qasje janë haram sipas dispozitave islame (sheriatit). Krijuesit e përçarjeve kanë bërë një mëkat të madh.
Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani! Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju, sepse, kur ishit në armiqësi, Ai i pajtoi zemrat tuaja e, në saje të dhuntisë së Tij, u bëtë vëllezër. Dhe ju ishit buzë greminës së zjarrit, ndërsa Ai ju shpëtoi prej saj. Kështu, Allahu jua shpjegon shpalljet e Veta, që ju të drejtoheni në udhën e drejtë. (Ali Imran 103) Mos u bëni si ata që, pasi u erdhën provat e qarta, u përçanë dhe u grindën. Për këta do të ketë dënim të madh. (Ali Imran 105)