Kosova

Policia e Kosovës çnderon edhe familjarët e deputetëve

Dy ditë pas dhunës së ushtruar në Kuvendin e Kosovës ndaj deputetëve të cilët u torturuan me stafin e sigurimit dhe agjentët e tyre, sot ende vazhdon dhuna psikike  dhe çnderimi ndaj familjarëve të deputetëve po tregon një mizori dhe jo kulturë.

Policë të shumtë po qëndrojnë në ambientet ku po mjekohet deputetja Albulena Haxhiu. Ata nuk po lejojnë as familjen që t’i qëndrojë pranë në dhomën ku po merr kujdesin mjekësor. Policët deri më tani nuk kanë paraqitur urdhër arrest dhe asnjë dokument tjetër zyrtar. Ndonëse ata nuk kanë asnjë të drejtë që ta mbikëqyrin deputeten, ata po ushtrojnë presion psikologjik mbi të, edhe pas tronditjes që ajo ka pësuar sot.

Ky regjim që paradite e lëndoi fizikisht deputeten, pasdite shpifi për të, dhe tash nuk po lejon as që ajo të shërohet normalisht, është regjim shtypës. Madje regjimi nuk po kujdeset më as që ta fshehë këtë. Ky regjim duhet të bjerë sa më parë, dhe kjo seancë e dhunës duhej të ishte seanca e tij e fundit.