Kuvendi zgjedhorapo farsë zgjedhore
Gjatë javës së kaluar u mbajtën zgjedhjet e rregullta në nivel lokal në Kosovë për zgjedhjen e Këshillave të Bashkësisë Islame. Edhe në Prizren, me datë 20.02.2016, ditë e shtunë, u mbajt Kuvendi zgjedhor në të cilën u zgjodh Këshilli i ri i Bashkësisë Islame të Prizrenit. Para saj nga të gjitha xhamitë e Prizrenit, gjithsejt 82 që gravitojnë në komunën e Prizrenit, me 5 shkurt u zgjodhën delegatët me drejtë pjesëmarrje në Kuvend, dhe atë imami dhe dy delegat nga çdo xhemat i xhamisë përkatëse.Në Kuvendin zgjedhor morën pjesë gjithsejtë 235 delegat me drejtë vote. Nga Kryesia e Bashkësisë Islame te Kosovës morën pjesë Nexhmi Maksuti dhe Musli Arifaj, anëtar të Komisionit Zgjedhor të cilët monitoruan dhe asistuan rrjedhat e Kuvendit zgjedho në Prizren. Paraprakisht ata i informuan delegatët e Kuvendit për mënyrën dhe procedurën e votimit. Pas kësaj Kuvendi zgjedhor zgjodhi kryesinë e punës në përbërje Naser Kastrati, Mervan Berisha dhe Edib Abazi,të cilët udhëhoqën më tutje punimin e Kuvendit. Paraparakisht ata verifikuan prezencën e delegatëve në Kuvend, duke konstatuar se në Kuvend nga 246 delegat ishin prezent 235 delegat, aq sa ishte edhe numri i fletëvotimeve në kutitë e votimit pas votimit të kryer. Më tutje u zgjodh edhe komisioni kandidues në përbërje Fetah Bekolli, Nail Skenderi dhe Besim Berisha. Para se komisoni kandidues të propozojë listën kandiduese kërkova fjalën nga kryesia e punës , për të lexuar një njoftim para Kuvendit, po për fat të keq ajo nuk u lejua jo vetëm nga kryesia e punës, por u kundërshtua edhe nga ana e anëtarëve të komisonit zgjedhor. Edhe pse njoftimin paraprakisht e kisha dërguar nëpërmjet rrjeteve sociale delegatëve të caktuar, por në pamundësi për të njoftuar të gjithë delegatët nëpërmjet rrjeteve sociale,desha të njoftoj edhe delegatët tjerë prezent në Kuvend.Njoftimi ishte me sa vijon:
“Në nenin 39 të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Kosovës shkruan : “ së paku ½ e anëtarëve duhet të jenë imam”, ndërsa kuvendi i mëparshëm zgjedhor sikurse para tetë vitesh, ashtu edhe kuvendi zgjedhor para katër vitesh i zgjodhi” jo gjysmën e anëtarëve imam” por i tërë Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit në të dy mandatet e kaluara ishte në përbërje 100% imamë, që nuk është konform nenit 39 të Kushtetutës. Tani do të ishte e udhës që në kuvendin e tanishëm zgjedhor që po mbahet kjo të mos përsëritet, por në rradhët e anëtarëve të Këshillit të ri të zgjedhen jo vetëm imamët por edhe anëtarët nga xhemati.Ne delegatët nga xhemati të pranishëm në Kuvendin e sotshëm zgjedhor jemi dyfish më shumë se imam, sikurse delegatët imam që janë përgatitur, për të votuar kandidatët e tyre të preferuar që është një drejtë normale, ashtu edhe juve delegat të xhematit votoni persona nga radha e delegatëve apo të tjerëve nga xhemati që mendoni që do të mund të kontribojnë më së shumti për të mirën e Këshillit të ri , si dhe njëkohësishtë të jetë prezentë edhe zëri i juaj drejtëpërdrejtë në Këshill, pasi që imamët mund të kenë interesat e tyre të caktuara personale , përkundër atyre neve nuk kemi interesa të tilla , pasi që pjesëmarrja dhe përfaqësimi në Këshill është funksion nderi , përveq se të japim edhe neve kontributin tonë në përbërjen e Këshillit të ri, pra delegatët të nderuar votoni edhe përfaqësuesit e juaj të xhematit për Këshillin e ri të Prizrenit.Në rast se në dy kuvende të kaluara keni huqur këtë drejtë të garantuar me Kushtetutë, ky është rasti i tretë të mos përsërisni gabimin, pra vendimi është në duart e juaja, të zgjidheni edhe juve e jo të shërbeni vetëm si dekor për “demokracinë” e kuvendit zgjedhor të Prizrenit. Këshilli i ri i zgjedhur do të duhej të jetë Këshilli i Bashkësisë Islame të Prizrenit, e jo sikurse ka qenë në dy mandatet e kaluara Këshilli i Bashkësisë së Imamëve të Prizrenit”. Jo që nuk u lejova të lexoj këtë njoftim, ppor anëtari i Komisionit Zgjedhor më tha se e kam cituar gabimisht nenin 39, pasi që me Kushtetutën e ndryshuar në vitin 2013dhe Rregulloren e aprovuar për zgjedhje ,neni 39 përveç tjerash tani parasheh se 2/3 e anëtarëve të Këshillit duhet të jenë imam. Mbeta i habitur edhe pse në dorë e kisha Kushtetutën e Bashkësisë Islame(teksti i spastruar) i vitit 2002, dhe në portalin e Bashkësisë Islame të Kosovës gjendet e i njëjti tekst i spastruar i vitit 2002, dhe fare nuk gjendet Kushtetuta e ndërruar e Bashkësisë Islame e vitit 2013 dhe jo vetëm që nuk gjendet në portal, por as nuk është publikuar në ndonjë revistë apo edicion të Bashkësisë Islame të Kosovës. Kam qenë në dijeni se është bërë ndërrimi vetëm i nenit 49 i Kushtetutës së Bashkësisë Islame, se ”Kryetari i Kryesisë nuk mund të jetë i njëjti person më shumë se dy mandate”, me të cilin iu mundësua myftiut të Kosovës që të zgjedhet për mandatin e tretë si kryetar i kryesisë, por që ka pas edhe ndërrime tjera,nuk kisha njohuri, dhe akoma nuk e kam të çartë pse mbahet sekret nga opininon i gjerë publik Kushtetuta e ndërruar e vitit 2013, dhe si e till nuk publikohet në portalin dhe në publikime të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovë?
Edhe pse me kohë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe në kontakte të drejtëpërdrejta kam lobuar për zgjidhjen për anëtar të Këshillit të ri, duke i njoftuar me qëllimet, motivet dhe zotimet për të kontribuar, reformuar dhe punuar për një Këshill të ri ndryshe nga të mëparshmit, u përballa me një garë të ndyrë në të cilin jo që nuk vien në shprehje aftësit intelektuale, kreative, për të çuar proceset përpara, por ishte një përballje e 3-4 taborreve të cilët në çdo mënyrë shihnin se si ta eliminonin taborrin tjetër, pa marrë parasysh cilësit e tyre, por e mjaftueshme është që të jesh pjesë e njërit prej taborreve. Dhe në fund rezultati i zgjedhjeve ishte ai i përcaktuar më parë, u zgjodhën të gjithë anëtarët imamët të njërit apo tjetrit tabor. Edhe në mandatin e tretë të Këshillit të Bashkësisë Islameu zgjodhën anëtar të gjithë imamët, dhe jo vetëm 2/3 imam, siç parashihej me rregulloren e re, por tamam100% imam. Kësaj i thojnë “demokraci se jo mahi” në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Në ndërrimet e radhës së Kushtetutës së Bashkësisë Islame, kur do të bëhen, që tani propozoj që nenet që kanë të bëjnë me organet e Bashkësisë Islame të zëvendësohen nocionet: Bashkësia Islame e Kosovës me Bashkësia e Hoxhallarëve të Kosovës, Kryesia e Bashkësisë Islame me Kryesia e Bashkësisë së Ylemave, Këshilli i Bashkësisë Islame me Këshillin e Bashkësisë së Imamëve, ndërsa nenin 66( të Kushtetutës së vitit 2002, teksti i spastruar) që thotë:”Pjesëtari i Bashkësisë Islame, që ka mbushur 18 vjeç, ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet në organet dhe forumet e Bashkësisë Islame” me formulimin e ri:”Çdo hoxhë(imam) i cili ka mbushur 18 vjeç ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet në organet dhe forumet e Bashkëisë Islame”.