Dijetari musliman sunni: Tubimet e Revolucioni Islamik manifestim i unitetit në mesin e iranianëve
Një autoritet i shquar fetar musliman sunni iranian sunni ka përshëndetur pjesëmarrjen e njerëzve në mitingje për përvjetorin e Revolucionit Islamik duke e quajtur ngjarjen si manifest solidariteti midis të gjithë etnive iraniane dhe sekteve.
Në hytben, predikimin javorë, ditën e xhuma, udhëheqësi i muslimanëve sunnitë Sanandaxh, shprehu mirënjohjen e tij për pjesëmarrësit në mitingje për përvjetorin e Revolucionit Islamik duke theksuar se iranianët janë këmbëngulës kundër intrigave armiqësore, janë për unitet dhe solidaritet Islamik.
Ai tha: Pjesëmarrja e gjerë e popullit, veçanërisht e njerëzve në Kurdestan, ka dëshmuar edhe një herë përgatitjen e shtetit iranian për të mbrojtur objektivat e larta të Revolucionit Islamik dhe vlerat Islame.
Imami musliman sunni në Sanandaxh vuri në dukje, 37-të vjet pas fitores së Revolucionit Islamik, iranianët kanë marrë pjesë më 22 Bahman ( apo 11 shkurt 2016) në mitingje dhe të ripërtërijnë miratimin e tyre të Republikës Islamike në Iran.
Shejh Mamusta Abdul-Rahman Hudaei shtoi:
Ky shtet musliman ka provuar edhe një herë për armiqtë se ata janë plotësisht të përgatitur për të mbrojtur vlerat dhe objektivat e Revolucionit Islamik dhe nuk do të lejojnë armiqtë të thurrin komplote në Iran.
Në një pjesë tjetër të predikimit të tij, udhëheqësi musliman sunnit në Sanandaxh theksoi domosdoshmërinë e pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare të ardhshme ku shpreohet se populli iranian do të zgjedhë kandidatët më të mençur dhe më të kualifikuar për Kuvend dhe për Kuvendin e Ekspertëve.
Burimi: TNA