Suudi Arabie

Arabia Saudit endërpreu ndihmën ushtarake Libanit

Arabia Saudite ka publikuar  se ka ndërprerë ndihmën ushtarake Libanit në vlerë prej tre miliard dollar në shenjë proteste për shkak të Hezbollahut i cili po lufton në anën e regjimit sirian. Kjo ndihmë ishte e orientuar në pajisjen ushtarake të cilin do të duhej ta siguronte Franca. Në bazë të pozitës të cilin e ka marr Hezbollahu, Riadi do të kryejë vlerësimin e gjithëmbarshëm të marrëdhënieve me Libanin, ka lajmëruar agjencia saudite e lajmeve duke u thirrur në burimin anonim. Arabia Saudite njashtu ka sjell vendimin për të suspenduar ndihmën e mbetur financiare prej një miliard dollarësh forcave libaneze të sigurisë. Burimi ushtarak i Libanit ka deklaruara se komanda e ushtrisë libaneze nuk është informuar për ndërprerjen e ndihmës saudite.

Libani ka marr dërgesën e parë të armëve të cilët do të duheshin të forcojnë ushtrinë kundër kërcënimeve nga grupet e armatosura, duke përfshirë raketat antitankse në prill të vitit të kaluar, por ky problem më vonë u përball me probleme. Hezbollahu gëzon mbështetjen e Iranit, rivalit saudit me të cilin Riadi maujin e kaluar ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike pasi që demostruesit kanë depërtuar në ambasadën saudite dhe konzulatin në Teheran për shkak të ekzekutimit me vdekje të imamit shiit në Arabinë Saudite.

Burimi: Al Jazeera