Gazeta greke To Vima shpërndan Kur'anin e Shenjtë
Një nga gazetat kryesore të Greqisë ka shpërndarë Kur'anin e Shenjtë për lexuesit e saj të dielën për herë të parë në historinë e kombit grek krishter Ortodoksë.
Si një pjesë e serisë së saj për të shpërndarë një libër të shenjtë si shtojcë falas çdo javë, gazeta greke To Vima ka shpërndarë përkthimin grek të Kur'anit të Shenjtë gjatë kësaj jave.
Kjo është hera e parë në Greqi, ku Libri i Shenjtë i Islamit, Kur’ani, është shpërndarë në domenin publik.
Mbi 300.000 muslimanë jetojnë në Greqi, të cilët janë të njohur zyrtarisht si pakicë muslimane në Thrakinë perëndimore, ku jetojnë turq dhe pomakë, së bashku me shqiptarët etnikë.
Burimi: Daily Sabah