Dijetari boshnjak shpreh keqardhjen për keqkuptimin e madh kundrejt Iranit
Teheran, 9 shkurt, dijetari boshnjak shprehur keqardhjen për keqkuptimin e madh kundrejt Iranit, pavarësisht rolit stabilizues që ka luajtur Teherani në rajon, përfshirë këtu Irakun, Afganistanin dhe Sirinë, mediat botërore po nxisin Iranofobinë dhe po e paraqesin Iranin si një shtet ekspansionist.
Osman Softik, ekspert në marrëdhëniet ndërkombërtare, i cili punon pranë Institutit Ibn Sina, në Sarajevë bëri vërejtjet e tij në intervistën e dhënë për IRNA.
Zoti Softik ndodhet në Iran, për përvjetorin e 36 të Revolucionit Islamik. Ky dijetar boshnjak sunni nxit mediat botërore që të shmangin pikëpamjen vetëm nga një këndvështrim të konflikteve në Lindjen e Mesme.
Ai beson se paqëndrueshmëria e Lindjes së Mesme vjen si rezultat I konkurrencës gjeopolitike mes fuqive rajonale dhe si rezultat i indikueshmërisë së fuqive ndërrajonale. Softik shtoi se paqëndrueshmëria e vazhdueshme e Lindjes së Mesme nuk është sekulariste, megjithatë shkolla e mendimit vehabist dëshiron ta bëjë të duket e tillë.
Ai u shpreh se bot aka keqkuptime të mëdha kundrejt Iranit, pavarësisht rolit stabilizues që ka luajtur Teherani në rajon, përfshirë këtu Irakun, Afganistanin dhe Sirinë, mediat botërore po nxisin Iranofobinë dhe po e paraqesin Iranin si një shtet ekspansionist.
Ai, gjithashtu tha se Irani nuk ka një qasje sekulariste kundrejt muslimanëve dhe se muslimanët Iranianë shii kanë mbështetur muslimanët sunni në luftën boshnjake dhe tashmë ata po mbështesin muslimanët sunni në Palestinë kundrejt regjimit pushtues të Izraelit.
Instituti Ibn Sina është krijuar në vitin 1996. Qëllimi kryesor i këtij Instituti është studimi dhe hulumtimi në fushat humanitare dhe zgjerimi i bashkëpunimit, në shkencë, hulumtim, kulturë mes dijetarëve iranianë dhe boshnjakë, mes mendimtarëve dhe institutive kulturoro-shkencore në Ballkan dhe Botën Perëndimore.