Rusia: Ankara ndihmon militantët e rinj të depërtojnë Siri
Rusia thotë se Turqia ndihmon militantët e rinj të hyejnë ilegalisht në Siri dhe të bashkohen me radhët e grupeve terroriste që tashmë luftojnë qeverinë e presidentit sirian Bahar al-Assad.
Moska shpreh shqetësimin e saj më serioz në lidhje me veprimet agresive nga ana e autoriteteve turke lidhur me shtetin fqinj, ka thënë Ministria e Jashtme e Rusisë në një deklaratë të hënën, duke iu referuar konfliktit në Siri.
Deklarata gjithashtu sulmoi bombardimin e pozicioneve të forcave kurde dhe siriane në veri të vendit arab nga Turqia, duke e quajtur atë një akt provokativ.
Moska shpreh shqetësimin më të rëndë për veprimet agresive nga ana e autoriteteve turke, tha ajo.
Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Rusisë tha se Moska do të vazhdojë sulmet ajrore të saj kundër grupeve terroriste në provincën strategjike të Sirisë veriore të Halepit edhe në qoftë se një marrëveshje armëpushimi zbatohet në vend.
Moska filloi fushatën e saj ajrore ushtarake kundër terroristëve në Siri më 30 shtator të vitit të kaluar me kërkesë të qeverisë së Damaskut. Që atëherë, ajo ka vrarë qindra terroristëve të ISIS-it dhe militantë të tjerë të huaj dhe iu ka shkaktuar dëme të mëdha materiale atyre.
Grupi Ndërkombëtar në Përkrahje të Sirisë (ISSG) ka rënë dakord në qytetin gjerman të Mynihut të premten në një ndërprerjes të armiqësive në Siri dhe për të zbatuar një armëpushim në një javë. Anëtarët e Grupit Ndërkombëtar në Përkrahje të Sirisë ( ISSG) ka kërkuar gjithashtu nga –OKB-ja për të rifilluar bisedimet e paqes mes qeverisë siriane dhe grupit të opozitës siriane, të përkrahur nga Arabia Saudite, i njohur si Komiteti i Lartë Bisedimeve (HNC).
Bisedimet u ndërprenë më 3 shkurt 2016 pasi Komiteti i Lartë Bisedimeve (HNC) refuzoi të marrë pjesë në seancat në Gjenevë. Refuzimi i tij erdhi pasi ushtria siriane, e mbështetur nga mbulimet ajrore ruse, ka bërë suksese të konsiderueshme kundër militantëve tekfiristë në disa fronte, veçanërisht në Halep.
Siria është përballur me militantizmin të mbështetur nga të huajt, që nga marsi i vitit 2011. Sipas një raporti të ri nga Qendra Siriane për Hulumtime të Politikave, konflikti ka marrë jetën e më shumë se 470,000 njerëzve, të plagosur 1.9 milionë të tjerë, dhe të zhvendosur pothuajse gjysmën e popullsisë të Sirisë që kishte para luftës prej reth 23 milionë banorë, të cilët janë zhvendosur brenda ose jashtë kufijve të saj.