Kulturë

Irani mikpritës i Simpoziumit të 5-të të Neuropsikologëve Botërore

Nën Kryetari për Zhvillim Menaxhim dhe Burime Shkencore tha të dielën se sekretariati i Simpoziumit të 5-të të Neuropsikologve Botërore, kryesuar nga i mirënjohuri  ndërkombëtarisht,  Profesor Mexhid Sami, ka pranuar deri më tani më shumë se 400 kumtesa, artikuj. 

Duke pasur parasysh se ne kemi filluar vetëm regjistrimet për këtë Simpozium, entuziazmi i shkencëtarëve botëror për pjesëmarrje në të është shumë i madh sa që më shumë se 400 artikuj nga shkencëtarët me famë botërore në këtë fushë janë pranuar në sekretariatin e simpoziumit, tha Ali -Reza Daliri.

Ali Reza Daliri tha se gjatë ditëve të para të simpoziumit të paktën 5 seminare trajnimi dhe pesë panele të nivelit të ekspertëve do të fillojnë aktivitetet e tyre.

Nën Kryetari për Zhvillim Menaxhim dhe Burime Shkencore përsëriti se prania e 504 mysafirëve të huaj në Simpoziumin e 5-të të Neuropsikologëve  Botëror dhe disa zyrtarë shtetërorë të vendeve evropiane dhe aziatike në këtë simpozium tashmë kanë konfirmuar  pjesëmarrjen.

Të gjitha universitetet iraniane dhe qendrat shkencore  janë bashkë-sponsor të kësaj ngjarje shkencore, e cila do të ndiqet nga personalitete të shquara nga 70-të shtete të botës dhe arritjet e fundit dhe metodat në neuropsikologjike do të paraqitet në të, tha Ali Reza Daliri.

Simpoziumi i 5-të i Neuropsikologëve  Botërore, kryesuar nga Profesor Mexhid Sami, do të mbahet në Hotel Espinas  në Teheran nga 18 prilli deri më 23 prill 2016.