Sejjid Hasan Nasrallah

Disfatë e plot e regjimit sionist dhe saudit në Siri

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes së rezistencës të Libanit Hezbollahut Sejjid Hasan Nasrullahu ka thënë se kanë psuar disfatë të plotë të gjitha komplotet dhe mashtrimet e Arabisë Saudite, Turqisë dhe regjimit cionist, dhe se këto dy vende tani janë të ballafaquar në rrugën e verbër apo çorsokak.Më tutje shtoi: “Armiqtë keqdashës të popullit sirian në periudhën afatgjate po përgatiten për fillimin e luftës së re në rajon, por nuk bëjnë kurrfarë veprime në drejtim të zgjidhjes politike dhe të qetë të krizës siriane”. “Humbjet konstante kanë nxit mbretërinë e Arabisë Saudite dhe Turqinë të fillojnë të mendojnë për dërgimine forcave të tyre tokësore në Siri, nën justifikimin e luftës kundër ISIS-it dhe nën flamurin e koalicionit ‘ndërkombëtar’ kundër ISIS-it në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. “Neve asnjë sulmues apo agresor nuk do të lejojmë që të okupojë Sirinë apo ta sulmojë, e as që do të lejojmë regjimit sionist që në vepër të zbatojë ëndrën e vet”. “Regjimi sionist izraelit në mënyrë aktive është i përfshirë në sulmet kundër popullit sirian por shohim se është i ballafaquar me humbje konstante dhe mos suksese. Qëllimi i tij ishte rrëzimi i qeverisë legjitime në Damask  dhe ndarja e Sirisë, por tani shihet se nuk ia arriti qëllimit”.

Ai shtoi se krerët e regjimit cionist mbetjen në pushtet të kryetarit sirian Bashar el Asadit dhe krijimin e qeverisë së shpëtimit kombëtar në procesin e pajtimit kombëtar në Siri e konsiderojnë si rrezik të madh për mbijetesën e tyre. “Është e qartë se regjimi cionist izraelit ka marrëdhënie me Arabinë Saudite dhe Turqinë, gjegjësisht me këto dy vende rajonale ka arrit marrëveshjen për largimin nga pushteti të kryeatarit sirian Bashar el Asadit”. Sejjid Hasan Nasrullahu sekretari i përgjithshëmi Hezbollahut ka përfunduar: “Grupet tekfiriste të ISIS-it dhe Al Nusrës, e cila është dega siriane e organizatës teroriste të Al Kaidës, kanë mbet me duar të zbrazëta në implementimin e planeve të tyre në Siri dhe vendet tjera rajonale në të cilët kanë pas qëllim formimin e një sistemi të prapambetur të xhahilijetit”.