Dy çështjet që i intersojnë Rusisë në Siri
Sipas filozofit të famshëm rus, sllogani “Mallkuar qoftë Amerika”, mbron vetë popullin amerikan, dhe e mbron atë nga hegjemonia politike e Amerikës. Udhëheqësi i Revolucionit Islamik në letrën që i ka shkruar të rinjve perëndimorë shenjon se si mund të shërohet Perëndimi.
Sipas filozofit të famshëm rus, sllogani “Mallkuar qoftë Amerika”, mbron vetë popullin amerikan, dhe e mbron atë nga hegjemonia politike e Amerikës. Udhëheqësi i Revolucionit Islamik në letrën që i ka shkruar të rinjve perëndimorë shenjon se si mund të shërohet Perëndimi.
Aleksandër Dugin, që gjendet këto ditë në një vizitë në Teheran është një emër, i cili ka qënë temë diskutimi së shumti vitet e fundit dhe, madje, edhe i debatuar si këshilltari i Putin. Dugin ka ardhur shpesh në Teheran, dhe në takimet me universitetet, me studiuesit e shkencave humane kanë shkëmbyer dijet e tyre. Afërsisht dy muaj më parë Vladimir Putin vizitoi Iranin. Kjo vizitë u realizua teksa Rusia dhe Irani po ndjekin qëllime të përbashkta në luftën kundër ekzstremizmit. Ndërsa tani, në Teheran ndodhet personi që njihet si personi prapa kamerave dhe me një ndikim të theksuar mbi kryetarin e shtetit dhe mbi shkenctarët rusë. Në mënyrë të këtiilë sa, Putin, që prej vitit 2013 e deri më tani i ka themeltësuar politikën e tij të brendshme dhe të jashtme brenda kornizave të idelogjisë së tij (Duginit), dhe u fokusua në vendosjen e marrëdhënieve me Lindjen dhe daljen kundër politikave Perëndimore.
Autori i veprës së quajtur Teoria e Katërt e Politikës, ka lënë një ndikueshmëri aq të madhe tek Presidenti i Rusisë, saqë, në fjalimet e tij përdor shpeshherë shprehjen që Dugin pëlqen aq shumë “Rusia konsevatore dhe e re”. Kjo politikë është një politikë që e paraqet filozofin rus, 54 vjeçar si Eurasianist. Sipas idesë së kësaj pilitike, Rusia duhet ta kthejë shikimin jo nga Perëndimi, por nga Lindja, veçanërisht përqëndrohet në zgjerimin e marrëdhënieve me shtetet që kanë qenë antare të Bashkimit Sovjetik. Në teorinë e Dugin, marrëdhënies me Iranin i është mbajtur parasysh në një vend i rëndësishëm. Edhe pse Irani nuk llogaritet t’i afrohet vendeve Eurasiatike, megjithatë sipas Dugin, Irani është një ndër ortakët dhe aleatët më të rëndësishëm ndër shtetet e botës. Dugin, në reportazhin me Nadir Talipzade shprehet kështu për interesin që ka ndaj Iranit dhe për aktivitet e tij: “Puna që unë kam bërë për 20 vite është të mbroj Iranit brenda Rusisë. Irani është një shtet dhe ortak që mbart një rëndësi të veçantë gjeopolitike. Për këtë arsye, unë do të mbështes pa pikëpyetje qëndrimet politike të Iranit”. Filozofi patriot, që njëherë e njëkohë ka qënë antarë i KSK(Këshillit të Sigurisë Kombëtare), tashmë shihet të jetë një ndër aktorët kryesorë për vendosjen e politikave të Rusisë dhe gjithashtu i trego një interes të veçantë Bashkëpunimit me Iranin kundër Perëndimit. Bashkëngjitur kësaj, Dugin është akuzuar edhe si ekstremist, dhe pas pajtimit ndërsa kanë filluar të rregullohen marrëdhëniet me disa shtete Perëndimore, ka edhe nga ata opoziarë që se durojnë dot faktin që në të njëjtën kohë të ndodhet në Iran.
Reportazhi i detajuar që bëri Tasnim me Alexander Duginin:
Tasnim: Zoti Durgin, nëse dëshironi të fillojmë si pyetje të parë me një ndër lajmet më të rëndësishme të këtyre ditëve. Ju ndodheni këtu si një shtetas, i një shteti, i cili është pozicionuar pranë Beshshar Esadit dhe që po i vjen në ndihmë popullit të këtij shteti për ta shpëtuar Sirinë nga problematika e fuqisë së tekfirxhinjve dhe terroristëve. Përse ka zënë vend edhe rusia në këtë luftë, përkraj fuqive të popullit sirian, Hizbullahut, Iranit, Afganistanit etj? cila është pikëpamja juaj rreth kësaj mbrojtjeje?
Ka dy çështje në Siri që i interesojnë Rusisë. E para, dhe më e rëndësishmja mes këtyre çështjeve është ShBA-ja që përpiqet të zgjerojë dhe mbrojë pozitën hegjemonike. Për t’i shndërruar në rrënoja rajonet arabe përdorin fasadën e pranverës arabe. Pikërisht, për këtë arsye i dalin në mbrojtje Islamit radikalist. Gjithashtu, këto përpjekje duket të jenë intesifikuar mbi shtetet që kanë pak a shumë marrëdhënie miqësore me Rusinë.
Rusia gjithmonë është përpjekur të mbështesë disa grupime dhe disa besime në Lindjen e Mesme. Sigurisht, këto përpjekje u ndërprenë në vitet ’90, dhe ne po përpiqemi t’i vazhdojmë këto përpjekje. Jemi dëshmitarë se, pas sulmeve kundër Presidentit legjitim të Sirisë, Beshshar Esad, në veprimet ku donin të tregonin se donin të luanin rolin e tyre në politikë, Lindja e Mesme u pozicionua në anë të ShBA-së. Ne kemi shfaqur reagimin tonë kundër këtyre politikave, megjithatë bashkë me këtë jemi vënë ballëpërballë me fuqitë të cilat ndjekin dhe përpiqen të mbrojnë dëshirat e ShBA-së.
Terroristët luftojnë Islamin nga brenda; Ata nuk janë muslimanë
Këto grupime na sulmojnë nga të gjitha anët, dhe ata njihen me termin Islami radikal. Këta nuk janë muslimanë, por grupime selefi dhe vahabi që janë nxjerrë nga Arabia Saudite, dhe dalin kundër çdo grupimi që del kundër politikave rajonale të ShBA-së. Këto grupime sulmojnë qeveritë që mbështesin vendet arabe, shiitët dhe Rusinë. Po kështu, sulmojnë edhe Islamin nga brenda, sepse ata nuk janë Islami i vërtetë, ata janë Islamikë terroristë.
Përgjigja që u kemi dhënë terroristëve në Siri është në të njëjtin drejtim me Iranin dhe Hizbullahun
Ata janë problemi ynë, dhe nëse nuk marrim pjesë në këtë luftë në Siri, atëherë të njëjtat zhvillime do të përsëriten edhe në Afganistan, Kirgizsistan, Azinë Qëndrore dhe në rajonet e tjera. Putin ka venosur ta bëjë luftën e fundit në Siri dhe jo në një vend tjetër. Ne kemi arritur në përfundimin se, përgjigja që ne i kemi dhënë terroristëve në Siri shkon përshtat me aspektet e Iranit dhe Hizbullahut.
E shoh qartë se, në vendet ku ndodhen armiqtë tanë të përbashmët gjenden edhe qëllimet tona të përbashkta. Rajonet të tilla si Azia Qëndrore, Kirgizistani etj., janë rajone ndaj të cilave ndajmë të njëjtën pikëpamje. Ne kemi armiq të përbashkët dhe dëshira të përbashkta. Nuk kemi asgjë që do të na vinte kundër njëri-tjetrit. Sigurisht, e pranojmë se gjatë historisë Rusia dhe Irani kanë jetuar mosmarrëveshje dhe konflikte, megjithatë, ne ndodhemi në një aleancë tashmë nga pikëpamja ideologjike dhe gjeopolitike dhe jemi aleatë me njëri-tjetrin.
Mendoj se kushtet e tanishme janë tepër të rëndësishme dhe se kjo aleancë takike sa vjen e bëhet më strategjike. Ndodhemi në një periudhë të veçantë, kur një grup i pranishëm dëshiron ta zhvillojë këtë marrëdhënie. Para disa kohësh, Zoti Ali Ekber pati ardhur në Rusi, dhe atje patëm biseduar me njëri-tjetrin. Nga bisedat tona u duk se kemi më shumë nevojë të kuptojmë njëri-tjetrin dhe ky ndërkuprim do të formësojë më mirë interesat tona.
Jam i mendimit se, Siria, për ne ka hapur derën e një mundësie, sepse jemi përballë një djalli që mban emrin ShBA. Nëse ata ju sulmojnë ju, do të thotë që na sulmojnë edhe neve, kjo tregon se kjo luftë është një luftë strategjike.
Fitorja në Halep do të arrihet pas një ose dy muajsh
Tasnim: Nëse marrim parasysh kushtet që keni përmendur, cila është e ardhmja që pret Sirinë?
Fillimisht, para së gjithave duhet të qartësohen mirë kushtet e Sirisë. Në Siri gjenden grupime të ndryshme. Disa flasin për grupime që gjenden në kushte normale, të cilët janë pjesë e grupimeve opozitare kundrejt qeverisjes siriane, por ata nuk janë të këtillë, ata janë selefi dhe ekstremistë. Ne mund të flasim edhe me Kurtët, sepse ata nuk na sulmojnë. Ata kanë motivimin dhe qëllimin e tyre, dhe ne mund të flasim edhe me ata.
Ndonjëherë, ushtria siriane bie në dyshime gjatë luftës, por ne jemi shumë të vendosur në këtë luftë
Sigurisht duhet të bëj të qartë se, kjo është një humbje për ShBA-në dhe është një fitore për Rusinë dhe aleatët e tij. Për mendimin tim, rrethimi i Halepit do të vazhdojë, me këshillimin e Hizbullahut dhe Iranianëve, në një apo dy muajt e ardhshëm, operacionet ushtarake do të korrin sukses. Këto janë fuqitë më të rëndësishme në terren. Fuqitë ushtarake të Bashshar Esadit bien në dyshime në disa raste, sepse mendojnë se kjo është një luftë e brendshme. Por për ne, këto terroristë janë armiku ynë dhe luftojmë me më shumë vendosshmëri.
Negociatat për paqe stabilizojnë gjendjen e terroristëve dhe coptojnë Sirinë
Nëse kjo vazhdon për disa muaj, mund të marrin nën kontroll të gjithë territorin e Sirisë. Veriu i Sirisë, në këto momente është nën kontrollin e ISIS. Mungojnë edhe disa pika të rëndësishme dhe strategjike, dhe ata do të gjenden në kushtet e humbjes. Kushtet janë të vështira, por nëse përparojmë, me siguri do të fitojmë. Në këto momente ekziston edhe një problem tjetër. Bëhet fjalë për një luftë të tretë të pranishme. Kjo është lufta e ShBA-së, Turqisë, Arabisë Saudite dhe shteteve që bashkëveprojnë me këto. Para disa kohësh, Henry Kissinger pati ardhur në Moskë, për të bindur Putin që t’i qëndronte marrëveshjeve dhe të ndalonte operacionet ushtarake. Duke qënë se kemi vazhduar operacionet tona, ato do të dorëzojnë gjithçka. Për këtë arsye duan të na ndalojnë. Edhe liberalistët rusë qëndrojnë kundër qeverisë. Ata shtiren gjatë gjithë kohës, për të bindur Putinin që të ndalojë operacionet dhe të fillojë negociatat e paqes. Megjithatë, këto negociata për paqe, këto kushte dhe kjo gjendje do ta bënte të përhershme kontrollin e terroristëve mbi këto zona dhe do të çonte drejt copëtimit të shpejtë gjithë Sirinë.
Sigurisht që ne kemi nevojë për paqe, por nuk kemi nevojë për negociata për paqe. Ne kemi nevojë që duke dalë fitimtarë nga kjo luftë, të rindërtojmë në rolin e kryetarit legjitim të shtetit të Sirisë, dimensione të këtilla si politikë, demokraci dhe paqe. Duhet kushtuar vëmendje se rindërtimi mund të bëhet pa përfunduar negociatat, pas fitores tonë. Arabia Saudite dhe Turqia flasin për ndërhyrje ushtarake në Siri. Nga ana tjetër, edhe Washingtoni i ka dhënë përparësi ndërhyrjes ushtarake.
ShBa-ja nuk do të mund kurrë të hy në luftë drejtpërdrejt me Sirinë
Duket qartë se Arabia Saudite dhe Turqia do të dalin të mboshtura nga kjo luftë. Madje, edhe nëse ShBA-ja ndërhyrn në këtë çështje, dhe ne vazhdojmë punën tonë do të fitojmë. Gjithashtu parashihet edhe se, sigurisht, kur Arabia Saudite dhe Turqia ta humbin këtë luftë, do të dalin shumë shpejt problematikat e tyre të brendshme, përfshirë kushte të tilla si luftrat. Nëse Arabia humbet Sirinë dhe mposhtet nga Rusia do të përballet me përçarje, sepse ata kanë shumë probleme shoqërore. Zhvillime të ngjashme do të ketë edhe në Turqi. Një tjetër pikë është se; nëse lufta vazhdon në këtë mënyrë, për shkak se Rusia ndodhet në brendësi të saj, ShBA-ja nuk mund të marrë pjesë drejtpërdrejt në luftë. Nëse hyn, do të mposhtet nga Rusia dhe aleatët e saj. Ata shqetëson se çfarë të ardhmje ka udhëheqja ruse tek Kremlin.
Vendimet e marra në Teheran do të jenë shumë efikase për të ardhmen e Sirisë
Sigurisht, këto zhvillime nuk kanë lidhje me vendimin e një njeriu të vetëm. Është e nevojshme të praqesim përsëri çështjen duke analizuar gjendjen. Këtu, ne njihemi me disa kushte që na pasqyrojnë Ukrainën. Përkrahësit e ShBA dhe kundërshtarët e Rusisë e ndanë vendin në dy pjesë kur bënë grushtin e shtetit. Gjysma e këtij shteti është i kënaqur nga zhvillimet dhe duan të na bashkohen neve. Ne këtë gjë po e bënim në një kornizë politike, ushtarake dhe psikologjike. Morëm Krimenë dhe lamë pjesët e tjera. Në këtë periudhë, kisin filluar të ishin efikas edhe në mesin e grupeve liberale në Siri. Tani, le të shohim kushtet në Siri, jemi vetëm një hap larg fitores, dhe mund të japim zgjedhjen e duhur. Në këto momente, lufta është aktuale edhe kundër nesh. madje, në Siri janë bërë protesta kundër nesh. për mendimin tim, duhet të sqarojmë dhe përhapim idenë tonë. Nëse mundemi këtu jemi mundur edhe në Iran dhe Rusi. Sigurisht që nuk biem në dyshim dhe ne do të jemi pala triumfuese.
Disa grupime Shiite ndjekin drejtpërdrejt dëshirat e ShBA-së
Një tjetër pikë që lipset përmendur është se, në vendin tonë ekzistojnë grupime mbështetëse të pesta që ndjekin drejtpërdrejt politikat e ShBA, dhe në shtetin tonë ka edhe grupime mbështetëse të gjashta që shumë hapur ndjekin politikat e tyre. Këta janë më të rrezikshëm se grupimet e pesta. Ka mundësi që kjo çështje të jetë e pranishme edhe në Iran. Patjetër, ka grupime Shiite që veprojnë drejtpërdrejt sipas dëshirave të Amerikës dhe të sistemit global liberal. Ne mund t’i pikasim ata, ashtu siç pikasëm grupimet e gjashta në çështjen e Ukrainës. Nëse në Iran ka grupime që bëjnë aktivitete kundër kësaj aleance strategjike, atëherë, me siguri këto grupime janë krahu i gjashtë në Iran.
Nuk jam kah luftës, por duhet, që udhëheqja legjitime të hyjë në shina, të fillojnë disa luftra
Tasnim: Media që njihet si trasmetimi kryesor ka paraqitur rreth jush, shprehje të ndryshme, ndër të cilat madje thuhet se ju jeni një ndër njerëzit më të rrezikshëm të këtij shekulli dhe se anoni kah luftrave. A jeni ju vërtetë mbështetës i luftrave?
Unë, definitivisht nuk jam mbështetës i luftrave. Unë jam analist i disa luftrave. Bota është e mbushur me vrasje, për këtë arsye nuk mund të jem mbështetës i luftrave apo i paqes. Unë nuk jam ai që ata paraqesin të jemë. Por mendoj se disa duhet të fillojnë dhe të fitohen disa luftra. Për të filluar, unë jam një njeri partiak, dhe jam mbështetës i qeverisë legjitime të Sirisë. Nëse kjo nënkupton luftë, atëherë unë jam pjesë e saj, por kjo nuk do të thotë se unë jam mbështetës i luftrave.
Dhe Beshshar Esad ka bërë gabimet e tij, nuk e idhujtarizoj atë, por ai është fuqia legjitime
Lufta në Siri nuk është një luftë mes qarqesh dhe qytetesh. Kjo është një luftë ku njëra nga palët është legjitime. Mundet që edhe Beshshar Esadi të ketë ndjekur politika të gabuara dhe nuk e idhujtarizoj atë, por ai është fuqia legjitime dhe ka qënë shenjestër ë sulmeve çnejerëzore të grupimeve terroriste, të cilët duke e ndryshuar dhe përdorur Islamin zbatojnë sjellje dhe direktiva çnjerëzore. Për të gjetur një rrugë që na shpie drejt paqes, duhet të të zhduken plotësisht këto grupime terroriste. Në këtë pikë mund t’ju them se, pas shkatërrimit të ISIS, unë do të jem antari i parë i partisë paqësore dhe nuk do t’i mbështes luftrat.
Grushti i shtetit në Ukrainë u organizua nga ShBA dhe gjaku që u derdh atje dhe vrasjet janë përgjegjësi e Amerikës
Për shembull, në Ukrainë jam munduar për pavarësimin e gjysmës së popullit të këtij shteti në Kiev që ndodheshin nën udhëheqjen Neonaziste – që është një udhëheqje radikale dhe pro-perëndimore. Shumica duket ta ketë kuptuar të vërtetën. Pas kësaj u publikua një video në lidhje me njerëzit e vrarë në Odessa. Europa shpjegoi se ata nuk ishin demokratikë dhe liberalë, dhe se mund të ishin terroristë neonazistë. Unë ndërmarr veprime për paqe dhe jo për luftë; drejtësi për Sirinë dhe drejtësi për Ukrainën. Lufta në Siri u filluan nga ShBA, madje duhet thënë se ata janë palë në luftë. Grushti i shtetit i ralizuar në Kiev u nxit nga ShBA. Ata duhet të përgjigjen për gjakun e derdhur dhe për vrasjet e kryera. Përgjegjësit e kësaj lufte janë ata, ata janë të djallëzuar.
Sllogani “Mallkuar qoftë Amerika” i Imam Humejnit është një sllogan i drejtë, sepse ShBA ka derdhur shumë gjak në botë
İmam Humejni theksonte se çdo minare xhamie apo ngrehinë kishe thotë “Mallkuar qoftë Amerika”. Kjo është vërtetë një fjali e vërtetë, sepse ata janë zanafilluesit e luftrave dhe përgatitësit e ferrit për të tjerët. Duke qenë se ata janë mbështetës të luftës, ata duhet të përgjigjen për këto, dhe duhet thënë se ata janë si mongolët.
Për shembull, Barak Obama, i cili ka fituar çmimin Nobel, ka filluar luftra të reja dhe nuk i ka përfunduar të tjerat. Ata derdhin gjak dhe fajsojnë popujt që duan të mbrojnë vetet e tyre. Për këtë arsye duhet thënë se ata janë mbështetës të luftrave. Ne mbrojmë veten tonë kundrejt ShBA-së. Duhet thënë se ata janë të çmendur dhe politikanë pro luftrave. Pas pushtimit të Irakut u vranë me mjëra civilë nga populli. Të gjitha këto masakra erdhën për shkak të shkatërrimit të një qeverie dhe e gjitha u realizua nga ShBA. Amerika duhet të përgjigjet për këtë nismë.
Sllogani “Mallkuar qoftë Amerika”, do ta mbrojë vetë popullin amerikan, dhe e mbron atë nga hegjemonia politike e Amerikës.
Kështu nuk mund ta përkufizoj veten si mbëshetës i luftrave, sepse po përpiqem për drejtësi, paqe dhe demokraci të vërtetë dhe nuk më pëlqen ShBA. Sllogani “Mallkuar qoftë Amerika” përdoret për të ndërtuar një sistem demokratik të vërtetë. Ky sllogan, mbron vetë amerikanin, sepse amerikanët janë robëruar nga vetë hegjemonia politike e Amerikës.Ne duhet ta shpëtojmë Amerikën, nga elita e tyre e dalë totalisht mendsh. Amerikanët janë një popull i zgjuar, por një pjesë e tyre mendojnë se janë detyrat e tyre dhe se duhet t’i përmbushin ato duke derdhur gjak.
Demokracia e vërtetë nuk arrihet me hegjemonizimin e Amerikës
Kemi vevojë për demokracinë e vërtetë, dhe kjo demokraci nuk mund të formësohet me hegjemonizimin e Amerikës. Problematikat në Siri, Jemen, Bahrain, Irak, Afganistan dhe në rajonet e tjera janë lindur nga ShBA. Ata janë arsyeja themeltare e masakrave në çdo vend të botës.