Irani, Franca zgjerojnë bashkëpunimin akademik, shkencor, hulumtues
Ministri i Shkencës i Iranit, Muhammed Farhadi dhe homologu i tij francez, Thierry Mandon në një takim në Paris thane se të dy palët duhet të bashkëpunojnë më shumë në hulumtimet shkencore –akademike.
Gjatë takimit të mbajtur në margjinat e vizitës së fundit të presidentit Hassan Ruhani në Francë, Muhammed Farhadi tha rreth 5000 iranianë janë duke studiuar në universitetet franceze, kështu që është e kuptueshme për të dy palët që të shfrytëzojnë këtë mundësi të madhe për bashkëpunim më të madh në këtë fushë.
Ai theksoi nevojën që Franca duhet të lehtësoi kufizimin e vizave për studentët dhe hulumtuesit iranianë, të ndihmoi të formojmë një qendër të përbashkët akademike dhe shkencore, dhe të prezantojmë programet e shkëmbimit për studentëve.
Ministri i Francës, Thierry Mandon mirëpriti propozimin, dhe tha se marrëveshja bërthamore e fundit ka shtruar rrugën për këtë qëllim, duke shtuar se programi mund të përfshijë ekspertë iranianë dhe francezë.
Ai tha se një delegacion i Qendrës Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore edhe për shkak do të vizitojë Iranin në të ardhmen e afërt.
Kryetari i Iranit, Hassan Ruhani e përfundoi vizitën e tij katër-ditore në Itali dhe Francë të enjten më 28 janar 2016. Ai ishte i shoqëruar nga një delegacion tregtar gjatë vizitës së tij në Romë dhe Paris.
Gjatë qëndrimit të tij në Francë, kryetari i Iranit, Hassan Ruhani, u takua me homologun e tij francez, Francois Hollande. Franca ka nënshkruar 20-të marrëveshje bashkëpunimi, ndërsa sektori privat i të dy vendeve nënshkruan mbi dhjetë marrëveshje të bashkëpunimit.
Burimi: FNA