Kopjet e Kur'anit u dhurohen xhamive, shkollave në Afrikën e Jugut
Një grup studentësh somalezë në Cape Town, Afrika e Jugut, dhuruan kopje të Kur'anit dhe libra fetarë për një numër të xhamive dhe shkollave tradicionale të hivzit, mësimit përmendësh të Kur’anit në qytet.
Kopjet Kur'anit dhe librat fetarë janë dhuruar në një ceremoni imamëve të xhamive, mësuesve të shkollave të cilat janë të lidhur me Shoqatën Somaleze të Afrikës së Jugut.
Ceremonia u ndoq edhe nga zyrtarët përgjegjës për çështjet fetare në komunitetin somalez në Kepin Perëndimor dhe krahina të tjera të Afrikës së Jugut.
Kryetar i Shoqatës së Studentëve të Somalisë në Afrikën e Jugut ka thënë se librat e dhuruara nga studentët kanë për qëllim për të mbështetur xhamitë dhe shkollat Kur'anore.
Komuniteti Somalez në Afrikën e Jugut është një nga grupet më aktiv në vend në biznes dhe tregti.
Burimi: IQNA News