Palestine

Mbrojtja e popullit palestinez është detyrim fetar

Kryetari i Parlamentit të Republikës Islame të Iranit ka deklaruar:” Irani mbrojtjen e popullit palestinez e konsideron detyrimin e vet fetar”. Ali Larixhani, kryetari i Parlamentit të Republikës Islame të Iranit gjatë takimit që pati me disa grupe palestineze të shtunën në Teheran ka thënë:” Uniteti islam është njëri nga faktor të rëndësishëm për mbështetjen për popullin palestinez dhe Palestinën”.

Kryetari i Parlamentit të Republikës Islame të Iranit një kohë ka folur për nevojën e unitetit islam dhe ka shtuar përveç tjerash:”Çsëhtja e Palestinës në Iran është njëra nga ështjet më thelbësore dhe të gjitha partite në mes vete janë pajtuar lidhur me këtë”. Kryetari i Parlamentit të Republikës Islame të Iranit ka shtuar se Irani përkrah intifadën palestineze dhe rezistencën palestineze ndaj okupatorit cionist dhe të gjithë duhet përpjekur që Palestina të jetë çështje qendrore në tërë botën islame.

Shefi i delegacionit palestinez ka thënë:”Republika Islame eIranit është mbështetja më e madhe e çështjes së popullit palestinez në përgjithësi dhe të Palestinës në veçanti gjatë 37 viteve nga ngadhnjimi i Revolucionit Islamik në Iran dhe me të vërtetë është përkrahëse e madhe e popullit palestinez dhe çështjes palestineze”.

Burimi: irib.ir