Vatikan

Papa dhe Kirili së bashku për mbrojtjen e krishterëve

Para shkuarjes në Meksikë kreu i Kishës Katolike papa Françesko është takuar me patrikun e Kishës Ortodokse Ruse Kirilin. Takimi i cili është përshkruar historik u mbajt në Havanë të Kubës. Sipas mendimeve të shumta ky është hapi i parë drejt zgjidhjes së ndarjes një mijëvjeçare në mes Kishës Lindore dhe asaj Perëndimore. Sikurse kemi thënë takimi ngjalli shpresë për tërë botën. Me përqafimin e tyre papa Françesko dhe patriku Kirili kanë filluar shërimin e plagës së krishterimit të vjetër njëmijëvjeçare.”Kemi biseduar sikursevëllezërit.Jemi pajtuar se gjer te paqja mund të arrihet me punë të përbashkët”,ka thënë papa. ”Avionët e patrikut rus dhe papës romak janë parkuar njëri pran tjetrit në aeroportin e Havanës që ishte një dëshmi simbolike e pasqyrës historike. Nga vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar është punuar për këtë takim, ndërsanëvitin 2014 papa Françesko ka porosit patrikun rus Kiril se është i gatshëm për takim kudo çoftë dhe vetëm pret thirrjen e tij”.

Kryetari kubanez Raul Kastro kandihmuar që të organizohet takimi.Krerët fetar kanë konfirmuar takimin pasi që të dytëgjenden për vizitë në Amerikën Latine. Takimi i mbajtur mbas dyerëve të mbyllura në aeroportin ndërkombëtar në Havanëka zgjat tri orë.Krerët janë pajtuar që tëndalin asgjësimin e krishterëve në Lindjen e Afërtë dhe Afrikën Veriore.Kanë bërë apel bashkësisë ndërkombëtare të bëjë mëshumë nëndalimin e dhunës dhe ofrimin e ndihmës refugjatëve.Kanë bërë thirrje përpërfundimin e terrorizmit në Siri dhe Irak.”Aktualisht janë dy kisha me mundësi që bashkarisht të punojnë në mbrojtjen e drejtave të të krishterëve përgjat tërë botës”, ka thënë patriku Kirili. Të dyjapalët takimin eshikojnë si rast të pajtimit. Megjithatë, kritikët konsiderojnëse kyishteveprimi i mençur gjeostrategjik i Rusisë, pasi që patriku Kiril është i përafërt me Putinin. Takimiështë organizuar në momentin kur Rusia ballafaqohet me presione nga Perëndimi për shkak tërolit të saj ushtaraknë Siri dhe Ukrainë. Kritikët thonë se me këtë takim Rusia do që të përmirësojë imigjin esaj në Perëndim. Takimi hstorik me siguriekan ndihmuar imigjin e Kubës. Kryetari kubanezCastrotriumfalisht ka deklaruar se kubanezët do të vazhdojnë të japin përkrahjepaqes,duke iu referuar në përpjekjet e vendit të tij të parandalojë konfliktet dhe armiqësitnë Amerikën Latine.

Burimi: Al Jazeera