Iranianët dolën nëpër rrugë në përvjetorit e 37-të të fitores së Revolucionit Islamik më 11 shkurt
Përvjetori i 37-të i fitores së Revolucionit Islamik filloi me tubime në mbarë Iranin, duke shënuar fitoren e 11 shkurtit, në kryeqytet, në Teheran, dhe qytete të tjera të enjten në mëngjes.
Populli iranian nga të gjitha sferat e jetës janë në rrugë e sheshe në të gjithë vendin për të shprehur mbështetjen e tyre për kauzën, aspiratat dhe idealet e Revolucionit Islamik.
Në Teheran, demonstruesit mblidhen në sheshin Azadi, në sheshin kryesor të Teheranit dhe vendin e mitingjeve të mëdha kombëtare gjatë tri dekadave të fundit.
Përveç temës vjetore të ripërtëritjes dhe mbështetjes së revolucionit dhe sistemit islamik, këtë vit tubimet janë gjithashtu shkak për të shprehur solidaritetin me revolucionin e vendeve të rajonit kundër sunduesve të tyre tiran si dhe fushatën e tyre kundër terrorizmit tekfirist.
Udhëhequr nga Themeluesi i Revolucionit Islamik, Imam Humeini, iranianët u konfrontuan me forcat e Muhammed Riza Pahlavi, shërbëtor i i Shteteve të Bashkuara, në fund të vitit 1977 për t'i dhënë fund sundimit të tij shtypës, mizor dhe autokratik mbi Iranin.
Deri në dhjetor të vitit 1978, miliona iranianë tuboheshin në rrugë për të protestuar kundër politikave të Shahut.
Ajetullah Ruhullah Humeini u kthye nga mërgimi në Iran dhe u pranua nga turmat milionshe që brohorisnin pas largimit të Shahut në mes të janarit të vitit 1979. Dy javë më vonë, vendi pa fitoren e Revolucionit Islamik.
Rënia e përfundimtare e regjimit të Shahut më 11 shkurt 1979, kur ushtria hoqi dorë nga besnikëria ndaj Shahut dhe u bashkua me forcat revolucionare.
Në këtë ditë 37-të vjet më parë, njerëzit dolën në rrugë për të festuar rrëzimin e dinastisë Pahlavi dhe agimin e epokës së re.
Burimi: Fars News Agency