Iraku

Të paktën 32 të vrarë dhe 40 plagosur në sulmet në Irak

“Të paktën 32 vetë janë vrarë dhe të tjerë janë masakruar në një valë vdekje të sulmeve në Irak” - thotë një mjek.

 

Në kryeqytetin e Bagdatit rreth 16 veta janë vrarë si pasojë i disa shpërthimeve ditën e martë. Ndërsa në pjesën perëndimore të qytetit të Fallujah tetë të tjerë janë vrarë nga tre bomba që shpërthyen pranë një dege policie. Gjithashtu në qytetin verior të Mosulit disa persona të armatosura hapën zjarr drejt një automjeti të policisë duke lënë të plagosur gjashtë oficer. Si pasojë e sulmeve janë vrarë edhe dy persona të tjerë: një ushtar në Mosul si dhe një oficer në një fshat të Bagdatit.

Sipas raportimeve sulmet përfshijnë rreth pesë raste shpërthime makinash. Me 15 shtator gjithashtu gati 60 veta humbën jetën e tyre dhe shumë të tjerë u plagosën nga shpërthime makinash dhe sulme të ndryshme në qytet.

Sipas Kombeve te Bashkuara rreth 1057 irakenë përfshi dhe 928 civil janë vrarë dhe rreth 2326 të tjerë janë plagosur nga sulmet terroriste përgjatë gjithë vendit në mujin Korrik, muaji më tragjik dhe vdekjeprurës që nga viti 2008.

Gjithashtu Kombet e Bashkuara thanë se si pasojë e sumeve terroriste gati 800 vetë janë vrarë përgjatë muajit Gusht. Qeveria irakene thotë se pjestarë të grupit terrorist Al Kaeda të cilët janë anëtar të partisë së paligjshme Ba’ath fshihen pas këtyre masakrave.