Përkthyesi i Kur’anit synon të përkthen Al-Mizan, komentin e Kur’anit në rusisht
Nazim Zejnalov, një islamolog i njohur rus, përkthimi i Kur’anit të Shenjtë prej tij është publikuar këto ditë, thotë se ai ka në plan që të merr me përkthye Al-Mizan-in, komentimin e Kur'anit të Shenjtë në rusisht.
Nazim Zejnalov ishte në mesin e fituesve të Çmimit Libri i Vitit në Republikën Islamike të Iranit, të cilin e ka marrë nga kryetari i Iranit, Hassan Rouhani në fillim të javës.
Në një intervistë me Agjencinë IQNA, ai foli për përkthimin dhe punën e tij gjatë përkthimit të Kur’anit në gjuhën ruse.
Naim Zejnalov tha se ai ka punuar pesë vjet në përkthimin e Kur'anit. Unë mendojsha se do ta përkthej dhjetë vjetë më parë. Më në fund, e fillova përkthimin gjashtë vjet më parë dhe e përfundova vitin e kaluar.
Ai tha se për herë të parë i kam pasur në dispozicion përkthimet e Kur’anit në rusisht, si dhe përkthimet e Kur’anit në persisht nga Ajetullah Makarem Shirazi, Ajetullah Meshkini, Muxhtabavi dhe Fouladvandi.
Natyrisht, një përkthyes Kur'ani duhet të jenë i njohur me përkthimet e Kur'anit. Kështu që unë iu referova përkthimeve ekzistuese të Kur'anit, veçanërisht el-Mizan dhe Nemuneh.
Nazim Zejnalov tha ai e redaktuar punën pasi përkthimi ishte përfunduar. Përkthimi pastaj kaloi nëpër dhjetë faza të tjera të redaktimit të bërë nga ekspertët në Iran dhe të Rusisë nën mbikëqyrjen e tij.
Por kjo nuk është fundi i tij, por, siç tha ai një përkthim i Kur'anit është një punë që duhet të redaktohet për sa kohë që përkthyesi është i gjallë.
Sa për përkthimet e tjera të Kur'anit në rusisht, ai tha se tha se aktualisht janë 20-të përkthime në dispozicion.
Përkthimi i parë është në kohën e Pjetrit të Parë. Përkthimi në rusisht ishte nga frengjishtja, jo nga origjinali, nga arabishtja, tha ai.
Nazim Zejnalov tha asnjë nga përkthimet në dispozicion në gjuhën ruse nuk janë mjaft të sakta.
Ai tha se ai u përpoq për të paraqitur një përkthim të saktë të bazuar në një kombinim të fjalë-për-fjalshëm dhe me metodat e përkthimit të kuptimit.
Sa për planet e tij të tjera, Nazim Zejnalov tha se ai është duke punuar në përkthimin e komentimit Al-Mizan të Kur'anit të Shenjtë.
Nazim Zejnalov u lind në vitin 1979 në Derbent, një qytet në Republikën e Dagestanit, Rusi.
Ai e filloi mësimin e Kur'anit në moshën dhjetë vjeçare. Pas mbarimit të shkollës, ai erdhi në Iran dhe filloi studimet në shkencat fetare në qytetin e shenjtë të Kumit.
Nazim Zejnalov është drejtor i Qendrës Islame Drita e Kur’anit dhe të premtën është imam i namazit të xhumasë në xhami në Derbent dhe Moskë.
Burimi: IQNA News