Indenozi

Hapet xhamia “Ali ibn Ebi Talib”-në Indonezi

Xhamia “Ali ibn  Ebi Talib” në Java, Indonezi
Xhamia “Ali ibn Ebi Talib” në Java, Indonezi

Një xhami me emrin Ali ibn Ebi Talib- u hap në ujdhesën Java në Indonezisë në fundjavë.

Sipas faqes të internetit Al-Shark, xhamia do të presë rreth 100 besimtarë dhe do t’u sigurojë atyre kopje të Kur'anit të Shenjtë, si dhe disa libra të rëndësishëm Islam të cilat do t’i ndihmojnë muslimanët e rajonit të zgjerojnë  njohuritë e tyre fetare.

Xhamia është ndërtuar dhe është pajisur me ndihmat e Institutit të Bamirësisë të Katarit, në bashkëpunim me  Institutin e Bamirësisë Al-Silah të Indonezisë. 

Përveç namazeve ditore me xhemat,  në xhami do të falet edhe Namazi i Xhumasë, do të zhvillohen ceremonitë fetare dhe kurse në shkencat fetare dhe mësimi i Kur’anit përmendësh.

Xhamia është një lidhje në mes të popullit të ishullit dhe organizatave  të tjera fetare të Indonezisë dhe kjo inkurajon popullin indonezianë për të mbështetur aktivitetet fetare, thonë themeluesit.

Shpresohet se xhamia do të luajë një rol të rëndësishëm në përhapjen e mësimeve fetare dhe zhvillimin e vlerave dhe parimeve Islame në rajon.

Burimi: IQNA News