Një Kujtimi Asger Ferdit me të Ndjerin Erbakan: “Gurëzuesit e Pleshtit
Gazetar Asger Ferdi
“Kemi nderin të paraqisim, një kryeartikull të gazetarit të njohur iranian Asger Ferdit, për lexuesit e nderuar shqiptarë. Çështja kryesore e këtij kryeartikulli, ështënjë kujtim i tij i vyer, me të ndjerin Nexhmettin Erbakan. Ky i fundit njëherë ikishte thënë: “Vëllai im i nderuar Ferdi! Ti e di shumë mirë se partia jonë,nuk njeh asnjë mëkat më tëmadh se“Gurëzimin e Pleshtit”, duke e thënë në një mënyrë metaforike,aq më keq kur ky “plesht”ështëi plakur tanimë”.
“Besoj se të tërë ju, më mbani mend si të riun, i cili ndonëse u largua nga ish Partia e Mirëqënies (Partia e Lumturisë në ditët e sotme), nën udhëheqjen e të ndjerit Nexhmettin Erbakanit, e ndjeja si një detyrim moral vizitën e këtij të fundit, në kryeqytetin turk të Ankarasë. Por si fillim mora në telefon z. Metin Aksojin, për të lënë një takim me Nexhmettin Erbakanin. Lërmëni t’iu sqaroj se, për hir të vërtetës se Nexhmettin Erbakani, si një njeri bujar dhe shpirtmadh që ishte, gjithmonë më kishte lejuar që ta merrja në telefon, pa patur nevojën e ndërhyrjes së askujt. Ai më kishte dhënë numrin e tij të veçantë, kështu që unë fillimisht e lajmëroja dhe më pas i shkoja për vizitë. I ndjeri më kishte shprehur se, mund ta merrja në telefon në çdo çast të ditës dhe të natës, sepse i vinte mirë dhe kënaqej kur bashkëbisedonim”.
“Të them të drejtën ndjeja keqardhje, ndërsa e shihja të ndjerin Erbakan, i cili dukej paksa i mërzitur dhe i zymtë. Si rrjedhojë, mendova që ta gëzoja sadopak, sa herë që bashkëbisedonim. E thënë ndryshe, synoja të sillja pakëz gëzim dhe lumturi, në atë epokë të errët dhe tëvështirë për të. Kështu që vendosa që sa herë të takoheshim, t’i përulesha me respekt dhe t’i puthja ngrohtësisht dorën, ashtu siç ua puthja vetëm prindërve të mi. Me këtë gjest, në njërën anë kisha për synim, shfaqjen e dashurisë dhe krenarisë sime për të dhe në anën tjetër dëshiroja t’i krijoja përshtypjen se, ndonëse disa nga nxënësit e tij po largoheshin, me qindra të tjerë e mbështesnin jashtë shtetit. Zëri i arsyes më pengonte, nga kryerja e këtij veprimi, duke më ngushëlluar se shpirti i tij stoik, nuk kishte nevojë për këto vogëlsira, por zëri i ndërgjegjies vijonte me këmbëngulje, duke më këshilluar se ishte detyra ime morale kryerja e këtij gjesti”.
“Nexhmettin Erbakani ishte një gjeni, i cili e njihte mirë psikologjinë njerëzore. Si rrjedhojë, ai kishte menduar mirë planet për çdo njeri dhe kishte thurur me kujdes skenarët për çdo rast. Por meqë unë sapo isha larguar nga partia e tij, mendova se ai nuk do të kishte përgatitur ndonjë skenar të mirëfilltë, në të cilin do të isha përfshirë. Me këtë mendim në kokë u nisa drejt tij dhe citova: “Profesor nëse me të vërtetë ju e keni kryer këtë ndarje partiake, gjë që në të cilën besoj fuqishëm, atëherë lërmëni t’iu përgëzoj për këtë lëvizje gjeniale, e cila i ka hije madhështisë suaj. Në këtë mënyrë ju keni hartuar një strategji të shkëlqyer, mes së cilës i keni vënë vizën laikëve, të cilët tani për tani i keni lënë me gisht në gojë”. Më pas vërejta shprehje keqardhjeje dhe mëshire në fytyrën e tij të bekuar. Pak çaste më vonë, duke u ndikuar nga thënia ime, në fytyrën e tij u zhdukën dhe shenjat e fundit të gëzimit. Ai i hoqi sytë nga unë dhe vështroi tutje në horizont. Pasi heshti pak m’i nguli sytë dhe citoi:
“Vëllai im i nderuar Ferdi! Ju e dini shumë mirë se çfarë thotë poeti ynë kombëtar Meulana Xhelaluddin Rumiu: “Ai i cili me dëshirën e tij më afrohet, kurrë më nga biseda ime nuk do të largohet”. Ashtu keni bërë dhe ju, që ju jeni edukuar me vlerat tuaja më të larta islame dhe njerëzore, që keni krijuar këndvështrimin dhe botëkuptimin tuaj, mbi shtetin tuaj dhe shtetet e tjerë, kështu që i vlerësoni të tjerët, duke u nisur nga etaloni matës i vetes suaj. Kam dëgjuar në shumë raste, për besnikërinë dhe vetëmohimin tuaj ndaj mësuesve që keni patur. Ne e dimë dhumë mirë se si i nderuari Ekber Hashimi Rafsanxhani, i ka shërbyer deri në frymën e fundit Muhammed Husejn Shehrijarit. Madje jemi të dijeni të faktit se dhe në ditët e sotme, ai mban mbi shpatulla flamurin e Revolucionit Islam Iranian, të cilin e valëvit me krenari, jo vetëm në shtetin e tij, por edhe në shtetet e tjera të rruzullit tokësor. Për më tepër dua të rrëfej se shpeshherë e kam patur zili, për sjelljen e tij shembullore. Tani përballë kësaj mjerë, ndihem i fyer dhe nuk mund të kuptoj se si një shpirt i lirë si i yti, mund të mendojë se, unë kam gisht në ngjarjet dhe skenarët e fundit politikë. Si rrjedhojë, në njërën anë ndihem tërësisht i zhgënjyer, sepse nuk munda të arrij në shkallën e lartë të besimit dhe moralit, në të cilën gjendeshin mësuesit tuaj, vepra e mirë e të cilëve pranohej menjëherë, nga Krijuesi Ynë, Allahu (xh.sh.). Ndërsa në anën tjetër, më vjen keq se, lutjet dhe veprat tona nuk pranohen”.
“Ndihem tmerrësisht keq dhe më dhemb shpirti, teksa shoh kryeveprën tuaj tanimë të arrirë, ndërsa nxënësit e mi të dashur, të cilët për vite e vite me radhë, i kam edukuar, frymëzuar, mbajtur afër dhe ushqyer si të ishin djemtë e mi, dështuan në sendërtimin dhe zbatimin e planeve të mia, duke ndjekur shembullin tuaj, në realitetin e hidhur të përditshëm. Unë kam kohë që e kam kuptuar paaftësinë e nxënësve të mi, por kam heshtur për hir të së mirës së tyre, për të shmangur turpërimin e tyre, në sy dhe faqe të botës, por tanimë e kuptoj se nuk ia paska vlejtur barra qiranë. Unë gjatë kalvarit tim politik kam qenë dëshmitar i shumë rrëqshitjeve, madje dhe tradhtive, por jo si kjo që ndodhi tani në mesin tonë. Këta gjarpërinj tëcilët i paskemi mbajtur në gji, paskan pritur rastin më të volitshëm për të na kafshuar pabesisht. Pra këta bukëshkalë tradhtarë, u ndanë nga në çastet tona më të zymta dhe më të vështira. Atë natë të errët nuk e di përse m’u kujtua, historia e dhimbshme e Mensur Halaxhit, i cili u ekzekua në kryeqyetin irakian të Bagdadit. Kur ai ishte i lidhur në trekemëbëshin e varjes, në atë gjendje të mjerueshme, nuk ndjeu keqardhje aspak për të huajt, të cilët i hidhnin, gurë, drurë, shkopinj dhe hekura, por ndjeu keqardhje për shokët dhe miqtë e tij, të cilët i hodhën trëndafila mbi të dhe vajtoi duke thënë se të paktën ju të mos hidhnit”.
“Vëllai im i nderuar Ferdi! Ti e di shumë mirë se partia jonë, nuk njeh asnjë mëkat më të madh se “Gurëzimin e Pleshtit”, duke e thënë në një mënyrë metaforike, aq më keq kur ky “plesht” është i plakur tanimë. Por e di dhe të vërtetën tjetër të pamohueshme, se është më mirë qëtë lëndohemise sa të lëndojmë të tjerët.”
“Kjo gjendje e jashtëzakonshme më emocionoi dhe më tronditi thellësisht në shpirt. Në mendjen time përfytyroja panoramën trishtuese kur Ebu Fadli (vëllai i Imam Husejnit (p.m.t.)), i cili ishte një njeri humorist në familje dhe kur argëtohej i përlqente që të sfidonte në mundje, jdjaline xhaxhait të tij Shimr Ibn Dhi’l-Xheushejnin por ky i fundit, refuzonte gjithmonë dhe i shmangej paturpëssht. Por në atë natë fatkeqe të ngjarjes së hidhur të Ashures, kur krahët e Ebu Fadlit pasi u shpuan tej për tej,nga shigjetat e pabesa dhe u prenë nga shpatat tradhtare, duke e lënënë vend si një trung të gjymtuar, ishte në grahmat e fundit të jetës, duke pritur për vëllain e tij Imam Husejnin (p.m.t.) që t’i ndihte, por në vend të tij u errësua nga hija e rëndë e Shimrit Ibn Dhi’l-Xheushejnit, e cila i zu frymën. Ky i fundit, kishte ardhur për t’u mundur me të dhe për t’i dhënë goditjen e fundit. Në këtë gjendje Ebu Fadli psherëtiu: “Ah sikur të ishe mi krahët e mbi dhe do të kisha treguar mirë se si bëhet mundja”.
“Teksa isha i zhytur në këta vegime të frikshme, Nexhmettin Erbakani më zgjoi nga kjo kllapi, duke më thënë: “Vëllai im i nderuar Ferdi! Ju lutem të mos bisedoni mbi këto çështje të liga, me vëllezërit tuaj iranianë, nëpër dhomat tuaja të burrave. Unë e njoh mirë cilësitë flijuese dhe vetëmohuese të vëllezërve tanë muslimanë iranianë dhe nuk dua në asnjë mënyrë që këndvështrimi i tyre mbi partinë tonë të mos ndryshojë.Në dashtë Allahu (xh.xh.) vëllezërit tanë muslimanë iranianë, do të votojnë edhe në shumë zgjedhje dhe me lejen dhe vullnetin e Allahut (s.u.t.), ata dotë fitojnë sërish shumicën absolutetë votave. Nëse shkon kështu në këtë mënyë, vëllezërit tanë nuk kanë përse,t’i mësojnë këto të vërtëta të hidhura dhe të liga. Ju vijoni të përfytyroninxënësite mi të larguar, sikur të ishin pranë meje”.
“E mbyll këshillëntime duke të thënë se, nëse sytë janë ngjyrë kafe ose të zinj, lotimi i tyre nuk kuptohet lehtë, por nëse janë me ngjyrë, atëherë lotimi i tyre kuptohet fare lehtë, sidomos nëse ata lotët e vegjël, janë kristale të kulluara dhe të shkëputura nga zemra, të cilat rrëshqasin nëpër faqe”.Burimi: www.intizar.web.tr