Kulturë

Konferencë Ndërkombëtare: Ekspertët do të diskutojnë: “Mëshira në Islam”

Një konferencë ndërkombëtare mbi Mëshirën në Islam do të mbahet në kryeqytetin  e Arabisë Saudite, në Rijad, të dielën. Studiues të njohur nga 27 vende muslimane do të marrin pjesë.

Governatori i Rijadit,  Princi Fejsal bin Bandar do të hapë ngjarjen e organizuar nga Departamenti i Studimeve Islame të Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Mbretit Saud.

Sipas kryetarit të komisionit  organizues, Princi Saud bin Salman bin Muhammed Al-Saud, ngjarja ka për qëllim të nxjerrë në pah kuptimin dhe qëllimin e mëshirës në Islam. Ai gjithashtu do të theksojë kontributin dhe objektivat e detyrave fetare në jetën e besimtarëve. 

Ai kërkon gjithashtu të theksohet mëshira, si një mënyrë për t’u sjellur me të tjerët në bazë të udhëzimeve të Kur'anit të Shenjtë dhe Sunnetit. Ai gjithashtu do të hedhë dritë mbi aspekte të dhembshurisë në jetën e Pejgamberit Muhammed (paqja qoftë mbi të), tha princi. 

Ai shton: Kjo ngjarje do të monitorojë aplikimet praktike të mëshirës në aspektet e legjislacionit Islam, sidomos në këtë kohë, për të edukuar njerëzit në parimet e vërteta të Islamit, ndërsa armiqtë e Islamit vazhdimisht e kritikojnë Islamin në përgjithësi, dhe Arabinë Saudite në veçanti. Ata e portretizojnë Islamin dhe muslimanët me imazhet më të shëmtuara, tha ai.

Komisionet Shkencore kanë miratuar 135 kumtesa shkencore nga 560 kumtesa të dorëzuara të cilat përmbajnë një shumëllojshmëri të  specialistëve  nga të gjitha disiplinat e ligjit dhe shkencave humane nga 27 shtete, që përfaqësojnë institucionet arsimore në Botën Muyslimane të përfshirë në Davet, në departamentet akademike, universitete, ministritë e punëve Islame, organizata të mediave dhe kanale të specializuara.

Aktivitetet e ngjarjes do të përfshijnë  prezantime nga hulumtuesit gjatë së cilës publiku mund të shtrojë pyetje apo të ndërveprojë me ekspertë.

Do të jetë, gjithashtu, një ekspozitë, seminare shkencore dhe panele diskutimesh se si kanë mundësinë për të rritur muslimanët dhe studentët mëshirën dhe mekanizmat e aktivizimit të mëshirës brenda bashkësisë.

Burimi: Arab News