Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Abd Al-Xhubejr: Haxhinjt iranianë janë të mirëpritur për të vizituar vendet e shenjta
Rijad:
Haxhinjt iranianë janë të
mirëpritur për të vizituar vendet e shenjta të Islamit në Arabinë Saudite,
pavarësisht rritjes së tensioneve midis
dy vendeve, tha të enjten Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Abd Al-Xhubejr.
Çdo musliman është i mirëpritur në Meke dhe Medine ... dhe kjo përfshin haxhinjt iranianë, ka thënë Abd Al-Xhubejr për gazetarët.
Ai tha se kriza politike mes Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj të Gjirit dhe Iranit nuk ka të bëjë fare me Haxh apo Umre.
Shkuarja në Haxh dhe Umre tërheq miliona besimtarëve nga e gjithë bota çdo vit.
Muajin e kaluar, fanatikë iranianë e dogjën Ambasadën Saudite në Teheran dhe konsullatën në qytetin e dytë më të madh të Iranit, në Mashhad, gjatë protestave për shkak të ekzekutimit të Nimr el-Nimr, një predikues shiit i dënuar për kryengritje dhe terrorizëm.
Arabia Saudite dhe disa aleatë të saj i kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, si rezultat i kësaj.
Në një konferencë të përbashkët shtypi të enjten me Ministrin e Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, i cili po qëndron për vizitë në Arabinë Saudite, Abd Al-Jubeir përsëriti akuzat se politika armiqësore e Iranit në rajon për më shumë se tri dekada është shkaktare për situatën aktuale.
Të dy shtetet mbështesin anët e kundërta në luftërat në Siri dhe Jemen. Irani e ka konsoliduar ndikimin e tij në Irak dhe Liban.
Autoritetet saudite kanë akuzuar gjithashtu Iranin për politizimin e rrëmujës gjatë Haxhit, në shtatorin e kaluar, në të cilën midis të vdekurve ishin haxhinjt iranianë.
Burimi: Arab News