Rouhani: Sanksionet kundër Iranit të paligjshme
Kryetari i Iranit Hassan Rouhani ka kritikuar sanksionet e vëna ndaj Republikës Islamike rreth programit të saj të energjisë bërthamore, duke vënë në dukje se ndalimet janë të paligjshme dhe dëmtojnë të drejtën ndërkombëtare.
Sipas Press TV, në një intervistë
ekskluzive me rrjetin e lajmeve CNN, të mërkurën, më 22 janar 2014, në prag të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në
Davos, Zvicër , Rouhani tha se sanksionet kundër Iranit janë të paligjshme dhe ato
shkelin ligjet ndërkombëtare.
Vërejtjet e Rouhanit vijnë pasi
pesëdhjetë e nëntë senatorë amerikanë kanë nënshkruar një projekt-ligj që do të
vendosë më shumë sanksione ndaj Iranit, nëse votohet. Komiteti Amerikan
Izraelit për Marrëdhënie Publike ( AIPAC ) thuhet se është duke punuar për të
bindur më shumë Senatorët që të mbështesin projekt-rezolutën.
Kryetari Hassan Rouhani deklaroi më
tej se Ne nuk kemi frikë nga kërcënimet dhe gjuha e kërcënimeve është i
paefektshme kur është fjala për Iranin. Gjuha që ata duhet të zgjidhni duhet të
jetë një gjuhë ligjore, një ton zëri me respekt
kur i adresohet popullit të Iranit. Kështu përfitohet nga rajoni jonë,
përfitojnë edhe interesat e vendeve të tjera.
Kryetari i Iranit, Hassan Rouhani, vazhdoi
duke thënë se mosbesimi mes Teheranit dhe Uashingtonit është rrënjosur thellë,
duke shtuar se për shkak të politikave të miratuara nga administratat e
ndryshme amerikane në 30 vitet e fundit, populli iranian nuk ka besim më tek
ata.