Kosova

Ramushi i thotë Jahjagës : opozita është e bashkuar më shumë se kurrë

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, sapo ka lëshuar takimin me presidenten Atifete Jahjaga, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij Hashim Thaçi.

Pas takimit, Haradinaj, tha se në takim ka kërkuar shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës dhe shkuarjen në zgjedhje të reja. Haradinaj, tha po ashtu se kërkesa e tij dhe e opozitës është edhe zgjedhja e presidentit që të bëhet në mënyrë të drejtpërdrejtë. 

Ai tha se opozita është më e bashkuar se kurrë.

Ne po japim kontributin tonë që kjo gjendje të përfundojë. Shihemi me 17 shkurt, tha Haradinaj

Haradinaj po ashtu tha se pret reflektim nga pjesëmarrësit në takim për qëndrimet që ai ka shprehur

“Kemi mungesë investimesh, rend dhe ligj të politizuar skajshmërish. Edhe politika e jashtme ka dështuar. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe presidenti të shkojë në zgjedhje të drejtpërdrejta”, ka thënë Haradinaj.