Kulturë

Ekspozita Islame në Bibliotekën Publike në San Francisco

Arash Shirinbab është fitues i Çmimit në Kaligrafi, i cili ka diplomuar në Strategjinë e Dizajnit në Kolegjin e Arteve në Kaliforni
Arash Shirinbab është fitues i Çmimit në Kaligrafi, i cili ka diplomuar në Strategjinë e Dizajnit në Kolegjin e Arteve në Kaliforni

Një ekspozitë Kur'anore është aktualisht duke u zhvilluar në Galerinë Skylight, të  Bibliotekës Publike  të San Franciscos  në Kaliforni, SHBA.

Arti Islam dhe ajetet Kur’anore është tema qendrore e ekspozitës me titull Arabishtja: Gjuha e Kur'anit në San Francisko, e cila ka për qëllim për të rritur ndërgjegjësimin në mesin e kulturave të ndryshme rreth Kur'anit, njoftoi Agjencia e Lajmeve Mehr.

Më shumë se 50-të vepra të artistëve bashkëkohore të San Franciskos dhe nga Lindja e Mesme që reflektojnë ajetet Kur'anore në vepra artistike janë paraqitur në ekspozitë. Punimet artistike janë krijuar duke përdorur një shumëllojshmëri të formave, duke përfshirë piktura, vepra qeramike, qelqi përhurë, tekstile, fotografi dhe mediat digjitale.

Arti Islam me modelet e tij të bukura  dhe dizajne unike është manifestuar në forma të tilla si arkitekturë, kaligrafi, pikturë dhe qeramikë. Ekspozita do të paraqet disa nga këto tradita.

Ekspozita është organizuar nga një  OJQ Lokale e Artit Islamik (IAE). Për deri sa Arti Islam është neglizhuar shpesh nga galeritë popullore, grupi ka nisur  të paraqet Ekspozita Islame në vende publike.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 20 mars 2016.

Ekspozita Kaligrafike

 

Biblioteka gjithashtu do të organizojë një ekspozitë të Kaligrafisë Islamike duke filluar me 14 mars  2016, ku arti kaligrafik i artistit iranian, Arash Shirinbab do të paraqitet në ekspozitë.

Bashkëspozor janë OJQ-ja Lokale e Artit Islamik (IAE)  dhe institute të tjera islame në San Francisko, ekspozita do të paraqetë  historinë, mjetet dhe parimet e Kaligrafisë  Arabe –Persiane  (Islame).

Arash Shirinbab është fitues i Çmimit në kaligrafi, i cili ka diplomuar në Strategjinë e Dizajnit në Kolegjin e Arteve në Kaliforni.

Ai ka marrë pjesë në mbi 60-të ekspozita, në Shtetet e Bashkuara, Spanjë, Poloni, Kanadë, Rusi, Francë, Itali  dhe Iran në dhjetë vitet e fundit. Ai ka marrë pjesë në mbi dhjetë seminare kaligrafike  dhe ekspozita duke përfshirë seminare  në Universitetin e Torontos dhe në Muzeun Bashkëkohor të Kaligrafisë në Moskë. Ai është duke shërbyer si drejtor ekzekutiv i Qendrës Zija Art në Berkeley.

Në mesin e shpërblimeve të Shirinbab janë Çmimi  Special Merita për Garën e Tretë Ndërkombëtare  Vjetore  të Artit  nga Drita-Arti  dhe nga Galeria Koha dhe nga Garat Ndërkombëtare Arti Im ngarevista Quench Magazine.

Arash  Shirinbab ka krijuar dhe ka shpikur një stil të ri në pikturë të quajtur Poem-Painting. Në këtë stil, ai përdor si fuqinë gjuhësore dhe estetike të fjalëve për të krijuar copa poetike të artit vizual. Frymëzimi i tij zakonisht fillon me një poezi esenca e së cilës ndriçon  atmosferën e botës së tij. Pa e shkruar të gjithë poezinë, ai nxjerr fjalët e saj kryesore dhe ngjyrat  ose i përshkruan në stile të ndryshme të kaligrafisë në stilin e tij. 

Kombinimi i tij i kaligrafisë, pikturës dhe poezisë është menduar si një dialog në mes të formave të ndryshme të artit dhe kulturës, e cila reflekton edhe identitetin e tij persian dhe bashkëkohorë, vlerat universale të kuptueshme artistike. Ndërsa një poemë në vetvete kërkon përkthimin në mënyrë që të jetë e kuptueshme  për të tjerët, veprat artistike  e Arash Shirinbab janë të destinuara për një audiencë nga të gjitha përkatësitë, pavarësisht gjuhës.

Burimi: IRNA