Ajetullah Naser Makarem Shirazi: Thekson solidarizimin e Islamit dhe Krishterimit kundër ekstremizmit
Ajetullah Naser Makarem Shirazi, kërkoi kontakte të vazhdueshme ndërmjet Seminarit Islamik në Kum dhe Vatikanit duke thënë se fetë hyjnore duhet t’i bashkojnë forcat në një përpjekje për t’i luftuar grupet ekstremiste dhe tekfiriste.
Ajetullah Naser Makarem Shirazi i bëri këto komente të shtunën në një takim me Kardinalin Peter Turkson, kryetar i Këshillit Papnor për Drejtësi dhe Paqe, gjatë të cilit ata kanë mirëpritur zgjerimin e lidhjeve midis dy qendrave fetare.
Bashkëpunimi ndërmjet feve mund të zgjidhin luftërat, mosmarrëveshjet, dhe problemet politike dhe ekonomike, tha ai.
Jemi të lumtur që Vatikani ka ngritur një ministri për t'u marrë me çështjet e paqes dhe drejtësisë. '
Ajetollah Makarem Shirazi tha se Papa Françesku ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj kundërshtimit të fortë të autoriteteve muslimane shiite ndaj grupeve ekstremiste dhe tekfiriste dhe gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me grupe të tilla terroriste.
Ai tha se Kumi dhe Vatikani janë përballur me tri sfida të përbashkëta për blasfemi, ekstremizmin dhe të këqijave etike të cilat kanë nevojë për një aksion të përbashkët për korrigjimin e tyre.
Burimi: IRNA