Valid al-Muallem: Trupat e huaja që hyjnë në Siri do të kthehen në në arkivole prej druri
Ministri i Jashtëm i Sirisë, Valid al-Muallem paralajmëroi të shtunën se trupat tokësore të huaja që hyjnë në Siri do të kthehen në shtëpi në arkivole prej druri.
Komentet e tij erdhën pasi Arabia Saudite tha në fillim të javës se është e gatshme të dërgojë trupa si pjesë e asaj që pretendon Rijadi se është një fushatë ushtarake e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër ekstremistëve të Daesh-it (ISIS-it).
Valid Al-Muallem tha urtësia konvencionale dhe logjika do të sugjeronte idenë e trupave saudite në Siri është e sforcuar, por se me udhëheqjen e çmendur Saudite asgjë nuk është e sforcuar.
Çdo ndërhyrje tokësore në Siri, pa pëlqimin e qeverisë siriane, do të konsiderohet një agresion që duhet të rezistohet nga çdo qytetar sirian, tha ai në një konferencë për shtyp në Damask. Më vjen keq të them se ata do të kthehen në shtëpi në arkivple prej druri .
Komentet e Vahid al-Muallem-it u bënë pas rënies së përpjekjeve të kryesuara nga OKB-ja për të nisur bisedimet indirekte të paqes mes qeverisë siriane dhe të një delegacioni të opozitës në Gjenevë.
Bisedimet u ndërprenë në pjesë të madhe për shkak të presionit nga Arabia Saudite dhe Turqia që grupet opozitare të tërheqen, pasi ushtria siriane ka korrur fitore strategjike në periferi të Halebi, dikur qyteti më i madh i Sirisë.
Vahid Al-Muallem tha se përparimet e qeverisë sinjalizojnë se lufta pesë vjeçare në Siri është afër fundit të saj. Unë mund të them, nga të arriturat e forcave tona të armatosura ... se ne jemi tashmë në rrugën e duhur për t'i dhënë fund konfliktit, tha ai. Arritjet tona në luftë tregojnë se po shkojmë drejt përfundimit të krizës.
Përfaqësuesit e opozitës kanë thënë se nuk mund të pritet për të negociuar në Gjenevë në një kohë kur qeveria siriane dhe aleatët e saj, duke përfshirë Rusinë, janë duke përshkallëzuar sulmet mbi fortesat e militantëve.
Valid Al-Muallem hodhi poshtë përfaqësuesit e militantëve në Gjenevë të mbështetur në Arabia Saudite, duke sugjeruar se ata që ndoqën urdhërat nga Arabia Saudite nuk janë sirianë të vërtetë.
Ai pretendon se opozita asnjëherë nuk synonte të negociojë seriozisht. Ata nuk kanë ardhur që të ketë dialog, sepse nuk kanë pasur urdhër të tillë, tha ai.
Valid Al-Muallem tha se qeveria siriane është e gatshme që të ketë dialog me sirianët, por pa parakushte.
Burimi: AP