A është çlirimi i Nubbul-Zehra, fillimi i fundit të terrorizmit në Siri?
Ditën e enjte të 4 shkurtit, Ushtria Siriane, me mbështetjen e NDF, Hizbullah, ushtarëve këshillues iranianë dhe sulmet ajrore te Rusisë arriti me sukses që pas 4 viteve nën rrethimin e Alkaide, të çlironte qytezat Shiite të Nubbul Zehra në rajonin e Halepit.
Ditën e enjte të 4 shkurtit, Ushtria Siriane, me mbështetjen e NDF, Hizbullah, ushtarëve këshillues iranianë dhe sulmet ajrore te Rusisë arriti me sukses që pas 4 viteve nën rrethimin e Alkaide, të çlironte qytezat Shiite të Nubbul Zehra në rajonin e Halepit.
Për skak të disa arsyejeve ky kundërsulm brendashkuan një
rëndësi shumë të madhe:
1. Prej vitesh, qytezat në afërsi të kufirit turk mbaheshin
nën rrethimin e celulës Alkaide-Nusra dhe të grupimeve të tjera terroriste. Që
ushtria siriane të mund të ushtronte kontroll të përgjithshëm në këtë rajon,
ishin pikërisht linjat kryesore të furnizimit që u ndërtuan të cilat i hapën
rrugën realizimit të këtij kontrolli.
2. Grupimet terroriste dhe padronët e tyre ishin shumë të
mbushur me mllef në bisedimet e Gjenevës dhe duke kritikuar fitimet e korrura
nga Siria i braktisën negociatat. Madje, edhe përfaqësuesi i veçantë i OKB-së Staffan
de Mistura, i habitur nga ky kundërsulm tha se “me qindra civilë në qytet e afërta
kanë humbur vendin e tyre”. (Edhe pse nga ky sulm iu dha fund kushteve të
rrethimit për rreth 60.000 persona.)
3. Në të njëjtën mënyrë u shpreh edhe Ministri i Jashtëm
i Francës, duke e cilësuar këtë sulm kundrejt rrethimit si “të pashpirtë” dhe e
shpalli si “rrënim i përpjekjeve për paqe”. (Edhe pse ishte pikërisht vetë ai i
cili pati shpallur pezullimin e bisedimeve të OKB-së.)
4. ShBA insitoi në faktin se ishte plotësisht faji i
Rusisë për pezullimin e Bisedimeve (për shkak se vazhdoi sulmet ajrore në Siri,
gjatë periudhës së bisedimeve). (po në të njëjtën mënyrë, edhe më parë, kur nuk
është se nuk ishte shpallur një armëpushim, ShBA, në të njëjtën kohë vazhdonte
sulmet e saj ajrore.)
5. Po, është e vërtetë se, korrja e suksesit ishte një
goditje e rëndë për grupimet terroriste të cilat dëshirojnë të rrethojnë
Halepin, por në fakt, humbësi më i madh është qeveria turke. Ushtria Sirirane,
me rifitimin zonave përreth këtyre qytezave ka arritur të marrë në dorë edhe
vijën kufijtare Aziz dhe kanalin furnizues që kalon në Halep. Kjo gjendje nënkupton
se, Turqia nuk do të mund të përdorë këtë linjë për të furnizuar me armë militantëve
të grupimeve dhe po ashtu, në të njëjtën kohë nuk mund ta shpallë këtë zonë të
ndaluar për fluturim.
6. Përveç shoqërive Shiite dolën si palë tjetër e fituar
edhe kurdët dhe civilët. U bë e mundur, që me humbjen e derës hyrëse në kufi
nga Turqia të shkatërrohej edhe një pikë tjetër që përdorej prej saj për të
furnizuar me armë grupimet terroriste të cilët sulmonin kurdët.
7. Sukseset e Sirisë jo vetëm mbizotëruan mbi grupimet
terroiste, por edhe mbi ShBA, Izrael, Arabi Saudite, Katar. Kjo situatë i ka
hapur rrugë shetit të Sirisë që të fitojë më shumë ushtarakish edhe në zonat më
të mëdha të Halepit, dhe më pas kjo t’i hapë rrugë të ketë më shumë fuqi në
dorë gjatë negociatave.
8. Kjo nuk do të thotë se Siria do të bëjë marrëveshje me djallin dhe do t;i japë leje grupimeve terroiste të përçajnë vendin nëpërmjet linjave të etnicitetit dhe medhhebit. Bisedimet konsistojnë në dialogun e Sirisë me aleatët dhe jo me terroristët. Thënë shkurt, terroristët po humbin kohë kot në këto bisedime.
Po ashtu si bisedimet për paqe do të vazhdojë edhe
aleanca mes Iranit, Sirisë, Rusisë dhe Hizbullahut, për vazhdimin e luftës së
vërtetë dhe të përgjithshme kundër terrorizmit tekfirxhi-selefi derisa vendi të
çlirohet, të marrë një formë të sigurtë. Çlirimi i Nubbul ve Zehra është vetëm
fillimi i kësaj rruge.
Ashtu siç edhe tregon zhdukja pak nga pak e ISIS, Alkaides dhe grupimeve të tjera terroriste , fushata që po bën Aleanca kundrejt terrorizmit është funksionale dhe do të vazhdojë të përparojë në muajtë në vijim. Aleanca ka treguar qartazi,në Gjenevë në vitin 2016 , se nuk ka vend dhe nuk ka të ardhme për vrasësit dhe përdhunuesit që mbështeten nga jashtë.
Burimi: Medya Şafak