Rusia

Rusia shpëtoi Obamën nga lufta me Sirinë

Rusia e ka parandaluar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në qëllimin që të fillojë luftën e hapur me Sirinë në vitin 2013, pas skandalit lidhur me përdorimin e armëve kimike në atë vend të Lindjes së Afërt, ka deklaruar veterani i shërbimit informativ qendror amerikan(CIA-së), Rej Makgovern në intervistën  dhënë për gazetën amerikae “Salon”.

“Rusia e ka shpëtuar presidentin amerikan Obama i cili veç ishte i gatshëm të hyjë në luftëtë hapur me Sirinë në fillim të shtatorit të vitit 2013. Kishte disa gjëra të cilat e shpëtuan botën nga lufta në atë kohë, ndërsa roli i Rusisë ishte kyçe”, konsideon Makgovern. Sekretari shtetëror amerikan John Kerry ka akuzuar me 30 gusht 2013 qeverinë e Bashar al Asadit se ka kryer sulme kimike në paralagjet e Damaskut. Akuzat ishin bërë para se të japin konkludimet e tyre ekspertët e Kombeve të Bashkuara. Presidenti amerikan ka publikuar se ka marr vendimin për të sulmuar Sirinë në atë kohë, por papritmas ka deklaruar pastaj se operacioni ndalohet, nën theksin se duhet ta lejojë Kongresi amerikan.

Sipas fjalëve të ish bashkëpuntorit të CIA-së, Rusia ka ofruar ndihmë Shteteve të Bashkuara të Amerikës në hulumtim të përdorimit të armëve kimike në Siri qysh në vitin 2013 gjatë samitit të G-8 në Iralndën Veriore, dhe këtë prap e ka bërë pas sulmit kimik në paralagjet e Damaskut, i cili ishte njëri nga faktori kyç i cili ka ndryshuar vendimin e Barack Obamas për të sulmuar Sirinë. Makgovern posaqërisht thekson vendosmërin e presidentit rus Vladimir Putinit i cili në fillim të shtatorit, në prag të samitit G-20 në Sant Peterburg, raportet e John Kerryt prezentuar Kongresit lidhur me mbështetjen e interevenimit në Siri i ka quajt false.

Burimi: sputniknews