Kulturë

Përkthimi i Kur’anit në anglisht është pranuar mirë në Amerikë

Drejtori i Instituti Kulturor Tarxhuman-i Vahi  tha se përkthimi anglisht i Kur'anit të Shenjtë nga Sejjid Ali Ghuli Gharaji është pranuar mire edhe nga populli amerikanë dhe kanadezë.

Huxhet ul Islam Muhammed Naghdi tha për për Agjencinë e Lajmeve IKNA se përkthimi u botua për herë të parë në vitin 2001 dhe se ky është edicioni i pestë i Kur’anit, një vepër e vlefshme që është duke u shpërndarë në Iran dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke vënë në dukje se përkthimet e Kur’anit të paraqitura nga instituti janë përkthime të rrjedhshme dhe të bazuara në studimet akademike. Ai ai tha se dijetarët e institutit kanë bërë përdorimin e ekzegjezës autentike, kanë aplikuar metodat më të fundit të përkthimit në anglisht të Kur'anit të Shenjtë, duke ju shmangur paragjykimeve.

Ai më tej foli rreth disa karakteristikave të tjera të përkthimit dhe tha se çdo përkthim i ri i Kur’anit është i rëndësishëm.

Instituti Tarxhuman i Vahy, ose Qendra për Përkthimin e Kur'anit të Shenjtë, u themelua në vitin 1994 në Republikën Islamike të Iranit me qëllim të paraqitjes të përkthimeve serioze, të besueshme dhe të sakta të Kur'anit.

Deri më tani, Qendra për Përkthimin e Kur’anit ka përkthye Kur’anin e Shenjtë në anglisht, frëngjisht,në gjuhën turke, azere, kineze, japoneze, spanjolle dhe urdu.

Burimi: IQNA News