Arabia Saudite shtyn Lindjen e Afërt në kaos total
Në rast se Arabia Saudite dërgon trupa tokësore në Siri, rajoni i Lindjessë Afërt do të zhytet në kaosine dhe më të thellë, shkruan gazeta gjermane ”Die Welt”. Qëllimi i Arabisë Saudite të intervenojë në konfliktin sirian ka befasuar të gjitha palët e kyçur dhe ka detyruar SHBA-të të shqyrtojnë se sa larg janë të gatshme të shkojnë në mbështetjen e tyre Riadit, ceket në artikullin e botuar. “Britania e Madhe është e gatshme të përfshihet në operacionin tokësor të koalicionit ndërkombëtar në Siri”, ka deklaruar më parë zëdhënsi ushtarak i Arabisë Saudite për kanalin televiziv Al Arabia. Vetëm sulmet ajrore nuk janë të mjaftueshme për eliminimin e ISIS-it, cek Asiri.”Është e nevojshme kombinimi i operacioneve tokësore dhe ajrore”, ka thënë përfaqësuesi ushtarak. Por, Washingtoni i cili ishte i gatshëm të përkrah aleatët e vet në luftë kundër teroristëve të ISIS-it, ka refuzuar të komentojë planet e Arabisë Saudite.
Sipas shkrimit të gazetës gjermane”Die Welt”, vendet perëndimore janë të vetëdijshme faktit se pjesëmarja e Riadit në Siri edhe më tej do të komplikojë situatën. Gazeta thekson se shpërndarja e trupave tokësore të Arabisë Saudite pa pëlqim të qeverisë siriane do të ishte shkelja e drejtës ndërkombëtare. Në të vërtetë Riadi është “autori kryesor” i konflikit sirian pasi që monarkia saudite është burimi kryesor i financimit dhe furnizimit me armë të grupeve islamike kryengritëse në rajonin e Lindjes së Afërt.Qëllimet dhe motivet e Riadit janë nën pikëpyetje të madhe. Ka më shumë gjasa se zyrtarët saudit më parë duan të mbështesin kryengritësit, se sa të luftojnë kundër terorizmit, që do të zhysterajonin e Lindjes së Afërt në kaosin edhe më të madh, përfundon artikulli i gazetës gjermane”Die Welt”.
Angazhimin ushtarak të Arabisë Saudite në Siri kurrë nuk do të lejojnë Irani, Siria dhe Rusia, cek përveç tjerash “Die Welt”.
Burimi: sputniknews