Amerike

Barack Obama: Sulmi ndaj Islamit është një sulm ndaj të gjitha besimeve

Sipas raporteve të mediave, kryetari  i Shteteve  të Bashkuara të Amerikës,  Barack Obama foli ngrohtësisht për Islamin, gjatë fjalës së tij në Shoqatën  Islame të Xhamisë Baltimore në Catonsville të mërkurën, duke deklaruar se sulmet ndaj Islamit janë sulme ndaj të gjitha besimeve, duke theksuar në të njëjtën kohë kontributet që muslimanët kanë bërë për shoqërinë amerikane.

“Ne duhet të kuptojmë se një sulm mbi një besim është një sulm ndaj të gjitha besimeve tona, tha Obama në një xhami jashtë Baltimore-s. Kur ndonjë  grup fetar është vënë në shënjestër të gjithë ne kemi një përgjegjësi të flasin.

Islami ka qenë gjithmonë pjesë e Amerikës, tha ai, duke folur me hollësi për fillimet e fesë në mesin e skllevërve afrikanë të sjellur në Amerikë. Ai gjithashtu vuri në dukje se Thomas Xhefferson shkroi në statut të Virxhinias  për lirinë  fetare të Muhamedanve  që duhet të kenë besimin e tyre të mbrojtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Obama theksoi se etërit themelues  gjithashtu kanë mbështetur edhe fenë  Islame.

Thomas Xhefferson dhe Xhohn Adams kishin kopjet e tyre të Kur'anit, tha ai. Benxhamin Franklin shkroi se edhe në qoftë se Myftiu i Konstandinopojës do të dërgonte një misionar për të predikuar tek ne, ai do të gjejë një minber në shërbim të tij.

Ai gjithashtu rikujtoi historinë e xhamive në Amerikë, duke theksuar se xhamia më e vjetër e mbijetuar është në Iowa dhe se xhamia e parë amerikane është ndërtuar në North Dakota. 

Obama u kërkoi gjithashtu të krishterëve për të mbrojtur muslimanët-amerikanë, kur feja e tyre sulmohet.

Gjatë fjalës së tij, ai vlerësoi fenë Islame e cila është një fe e paqes nuk është fe e urrejtjes që predikohet nga grupe si ISIS-i.

Vetë fjala Islam vjen nga fjala ‘Selam’  ’Paqe’, tha ai. Përshëndetja standarde  është 'Es-Salaam-alejkum - Paqja qoftë mbi ju, shpjegoi ai. Ashtu si shumë besimet, Islami i ka rrënjët në përkushtim angazhim ndaj mëshirës, drejtësisë dhe bamirësisë.”

Kushdo që dëshiron të hyjë në Xhennet, na mëson  Pejgamberi Muhammed, atëherë  trajtoni të tjerët  në atë mënyrë  që ju dëshironi të trajtoheni”, tha ai, ndërsa publiku duartrokiti. 

Nëse ne jemi serioz në lidhje me lirinë e fesë dhe unë jam duke folur tani për pasuesit e mi të krishterë, të cilët mbeten pjesa më e madhe në këtë vend ne duhet të kuptojmë, një sulm mbi një besim është një sulm ndaj të gjitha besimeve tona, tha ai.

Ai kërkoi që amerikanët  të ndalojnë racizmin ndaj muslimanëve dhe trajtimin e tyre në mënyra të ndryshme, për shkak të besimit të tyre duke kritikuar me retorikën politike për të ndez urrejtje kundër komunitetit musliman.

Ne duhet të refuzojmë një politikë që kërkon të manipulojë me paragjykime ose paragjykon dhe ka në shënjestër  njerëzit për shkak të fesë, tha ai.     

Obama u bëri thirrje njerëzve të shikojnë një xhami që kurrë nuk kanë  qenë të mendojnë për atë se është e ngjashme me shtëpitë e tyre të adhurimit.

Mendoni për vetë kishën tuaj, sinagogën apo tempullin, dhe xhamitë  janë si këto janë shumë të njohura, familjare. Kjo është kur familjet vijnë për të adhuruar dhe për të shprehur dashurinë e tyre për Zotitn dhe për njëri-tjetrin, tha ai.”

Obama u prezantua nga një grua e re me emrin Sabah: Kjo vizitë nga kryetari  ynë është një afirmim  për të gjithë muslimanët: ne jemi po aq amerikanë, si çdo tjetër, tha ajo.