Anglia

Dita - Vizitoni Xhaminë Time: Muslimanët anglez ofrojnë shetitje dhe çaj për publikun

Dhjetra e xhami për rreth Anglisë  do të hapin dyert e tyre për jo-muslimanët këtë fundjavë në një përpjekje për t'iu kundërvënë perceptimet negative ndaj  Islamit dhe për të edukuar njerëzit në lidhje me fenë.

Më shumë se 80-të xhami janë duke marrë pjesë në të dytën ditë “Vizitoni Xhaminë Time” organizuar nga Këshilli Musliman i Britanisë (MCB). Një ngjarje e ngjashme në vitin e kaluar, që përfshin 20 xhami, tërhoqi qindra vizitorëve për shetitje, bisedimet, muhabet  dhe çaj.

Shumë prej xhamive që marrin pjesë janë në qytetet me popullsi të madhe muslimane, duke përfshirë  Londrën , Birmingham-in, Manchester, Leeds, Glasgou dhe Cardiff, ndërsa xhamitë në Belfast, Plymouth dhe Canterbury janë gjithashtu të përfshira.

Pjesëmarrësit do të vizitojnë edhe dy xhamitë më të vjetra në Britaninë e Madhe, Xhamia e Shah Xhahan  në Woking, Surrey, dhe  Xhamia Quilliam, Xhamia Abdullah në Liverpool, që datojnë nga fundi i shekullit të XIX-të.   Disa nga xhamitë më të mëdha të Britanisë së Madhe, duke përfshirë Qendrën Islamike Kulturore në Londër, xhaminë e Londrës Lindore dhe Xhaminë Qendrore në Birmingham, do të ofrojnë prezantimet në Islam, mundësinë  për të vëzhguar namazin apo lutjet, shetitje udhëzuese dhe shpjegimet e aktiviteteve të komunitetit.

Dita për Xhaminë e Hapur ka për qëllim që të sigurojë një platformë për muslimanët për të arritur tek anglezët dhe të shpjegojmë besimin për  komunitetin e tyre përtej titujve armiqësore, tha Këshilli Musliman i Britanisë (MCB).

Xhamitë lokale do t’i ftojnë udhëheqësit ndërfetarë, dhe kërkojnë që  gjithë të vijnë së bashku për të treguar unitet dhe solidaritet në një kohë të   tensionuar për komunitetet fetare.

Ka pasur një rritje të madhe të incidenteve, urrejtjes anti-muslimane në vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Policia Metropolitane, krimet  Islamofobike janë rritur me 70% në 12 muaj deri në korrik të vitit 2015.

Një studim nga Komisioni Islamik i të Drejtave të Njeriut, publikuar në muajin nëntor, gjetën gjashtë nga dhjetë muslimanët britanikë  të cilët e kishin përjetuar diskriminim ndaj besimtarëve të besimit Islam, dhe se klima e urrejtjes është duke u nxitur nga politikanët dhe media.

‘Tell MAM’A, një organizatë që monitoron sulmet dhe abuzimet anti-muslimane, i përcakton krime e tilla si çdo akt me qëllim të keq që synon muslimanët, pasurinë e tyre materiale apo organizatat Islamike dhe kur ka prova se akti ka motivim anti-musliman ose përmbajtje, ose që viktima ishte në shënjestër për shkak të identitetit të tyre musliman . Ajo gjithashtu përfshin incidente, ku viktima është perceptuar të jetë musliman.

Këshilli Musliman i Britanisë (MCB) tha se xhamitë që marrin pjesë përfaqësojnë diversitetin në traditat islamike, me xhamitë  me një shumëllojshmëri të gjerë të shkollave të mendimit Islame dhe traditave të ndryshme, duke përfshirë edhe disa nga xhamitë e vendit më të mëdha të cilat herë pas here kryejnë  veprimtari kontakshesh, si dhe xhami të vogla që mbajnë Ditën e Xhamisë së Hapur për herë të parë .

Ka 2.7 milion muslimanë në Mbretërinë e Bashkuar, që përbëjnë rreth 4.5% të popullsisë, sipas regjistrimit të vitit 2011.