Xhamitë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar planifikojnë të hapin dyert për publikun për të ndaluar Islamofobinë
Xhamitë në të gjithë Anglinë janë duke planifikuar për të hapur dyert e tyre për publikun në një përpjekje për të kundërshtuar stereotipet negative për muslimanët javën e ardhshme, kundër Islamofobisë në rritje.
Organizuar nga Këshilli Musliman i Britanisë (MCB), më shumë se 80 xhami do të marrin pjesë në ditën Vizito Xhaminë Timemë 7 shkurt 2016 në Angli, Skoci, Uells dhe në Irlandën e Veriut.
Kjo është një mundësi për muslimanët në Britani të Madhe për t’u mirëkuptuar nga fqinjët e tyre lokaL, tha një zëdhënës i Këshillit Musliman të Britanisë (MCB).
Dita që do bëj të mundshme që njerëzit të takohen ballë për ballë, të njohin njëri-tjetrin dhe të trajtojë keqkuptimet.
Vizitorët e të gjitha besimeve kanë mundësi të vizitojnë xhamitë, ku ata do të jenë të mirëpritur për të bërë pyetje, do të mirëpritën me dhe çaj dhe cokollata dhe do të kenë rastin të shohin brendinë e xhamisë, vendin e adhurimit.
Ne shpresojmë se suksesi do të jetë pasi njerëzit e besimeve të ndryshme, dhe ata me asnjë besim, ateistët, do të na kuptojnë më mirë, dhe ne do të jemi më të integruar me të gjithë, ka thënë Abdul Mexhidi, kryetar i Xhamisë Camberley.
Në mënyrë vazhdueshme, rreth 300 besimtarë zakonisht marrin pjesë në lutjet e së premtes në xhaminë e tij në Surrey, në juglindje të Anglisë.
Ne jetojmë në një qytet të vogël, kështu që nuk kemi shumë probleme në këtë fushë. Por, ka pasur një keqkuptim në media në lidhje me muslimanët, dhe kjo është e gjithë arsyeja që ne po e organizojmë këtë ditë për të nxitur mirëkuptimin.
Anembanë vendit, ka pasur më shumë raste të islamofobisë pas sulmeve në Paris, në nëntorin e kaluar, të cilat lënë 130 të vdekur.
Sipas të dhënave nga Policia Metropolitane, e cila është përgjegjëse për Londrën me rrethinë, ka pasur një rritje të madhe të krimeve Islamofobe.
Në dhjetor të vitit 2015, forcat e policisë regjistruan rreth 158 vepra në të gjithë kryeqytetin, ku viktimat ishin muslimanë, më shumë se tri herë gjatë muajin dhjetor të vitit 2014, kur kishte 50 krime islamofobe.