Amerikanja Jessica Stern: ISIS-i shpiku një fe të re
Jessica Stern, është një bashkë-autore e librit ISIS-i terrori shtetëror” dhe një ish-anëtare e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ne presidencë Amerikane Bill Klinton, ajo tha në Sarajevë se: “ ISIS-i ka shpikur një fe të re, dhe përmes mediave sociale tërheq rinin e pavetëdijshme dhe injorante si kurrë më parë.
Po ashtu në një ligjëratë të mbajtur në Fakultetin e Kriminologjisë dhe Studimeve të Sigurisë në Universitetin e Sarajevës, tha se ISIS-i është duke përdoruar rrjetin dhe mediat elektronike në një mënyrë të jashtëzakonshme dhe me të madhe, me vidoe dhe propaganda që thërrasin në xhihad.
Stern ka shtuar se shumë prej të rekrutuarve në Siri dhe Irak ose janë të konvertuar në Islam ose janë muslimanë të konvertuar në këtë fe të re.
Duke komentuar mbi teoritë e ndryshme konspirative në lidhje me origjinën e ISIS, Stern tha për shkak pranisë së ISIS-it në gjithë botën, Perëndimi është përgjegjës për zhvillimin e terrorizmit të planifikuar.
Ajo shprehu besimin se lufta në Irak ishte një gabim i madh dhe se Perendimi kishte një ndikim të madh në formimin e një grupi që është rritur në ISIS.